Ndërlidhjet

MPJ- ja, prioritet diplomacinë ekonomike


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka filluar një trajnim tre ditor kushtuar diplomacisë ekonomike të Kosovës.

Duke e vlerësuar diplomacinë ekonomike si një ndër prioritet e politikës së jashtme, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë se Punëve të Jashtme, (MPJ) Kreshnik Gashi, ka theksuar se “nëpërmjet diplomacisë ekonomike në planin bilateral Kosova do të sigurojë investitorët e huaj potencialë sepse vendi ynë ofron ambient të favorshëm ekonomik dhe biznesor për investime të natyrave të ndryshme nga ato më të mëdha”.

Në një komunikatë për media të kësaj ministrie thuhet se diplomacia e Kosovës qëndron mirë e pozicionuar në nivel rajonal meqë është anëtare në institucione të ndryshme ndërkombëtare financiare dhe ekonomike.

Kurse diplomati gjerman Albrecht Von der Heyden, ka thënë se“promovimi i tregtisë së jashtme dhe investimeve konsiderohet si pjesë shumë e rëndësishme e diplomacisë kosovare dhe se duhet të shikohet se çfarë lloj diplomacie ekonomike përdorin vendet e vogla për të cilat kjo diplomaci ka shumë rëndësi”.

Trajnimi për diplomacinë ekonomike do të zgjasë tri ditë dhe në të do të ligjërojnë edhe ambasadorë të vendeve evropiane në Kosovë si dheministra të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të institucioneve ekonomike të vendit. Përmes këtij trajnimi synohet që zyrtarët dhe diplomatët e MPJ-së të përfitojnë nga përvojat e ekspertëve ndërkombëtarë në fushën e diplomacisë ekonomike

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG