Ndërlidhjet

SHBA rezolutë për gjenocidin osman ndaj armenëve


Ilustrim
Ilustrim

Pjesëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, e kanë paraqitur një rezolutë që i këërkojnë presidentit Barack Obama, që ta njoh vrasjen masive të armenëve nga ushtarët e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore si “gjenocid”.

E vërteta dhe drejtësia për gjenocidin armen është përkrahur nga 40 ligjvënës republikan dhe demokrat.

Rezoluta i bën thirrje Obamës që të ndihmojë në stabilizimin dhe përmirësimin e lidhjeve turko-armene “të mbështetur në pranimin e plotë nga ana e Republikës së Turqissë të faktit dhe pasojave të vazhdueshme të gjenocidit armen dhe një zgjidhje të drejtë dhe gjithpërfshirëse të këtij krimi kundër njerëzimit”.

Ngjarja që kontestohet nga Ankaraja vazhdon të shkaktojë probleme në mes të Turqisë dhe Armenisë.

Turqia e pranon që shumë armenë janë vrarë gjatë përleshjeve, por e hedhin poshtë pretendimin se 1.5 milionë armenët e vrarë janë vepër gjenocidiale, një përshkrim ky i disa historianeve dhe qeverive.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG