Ndërlidhjet

Reporterët pa Kufij zhbllokojnë disa ueb-faqe


Ilustrim
Ilustrim

“Reporterët pa Kufij” – organizatë që monitoron lirinë e shtypit – kanë thënë se do të zhbllokojnë qasjen në nëntë ueb-faqe të lajmeve në gjithë botën, në përpjekje për të luftuar censurën online.

Njoftimi është bërë sot, në Ditën Botërore kundër Censurës Kibernetike.

Grupi ka thënë përmes një deklarate se do të zhbllokojë ueb-faqet e ndaluara në Kinë, Rusi, Irani dhe vende të tjera, duke krijuar pasqyra ose kopje të tyre dhe, në këtë mënyrë, duke u mundësuar njerëzve qasje në to.

Ueb-faqet përfshijnë Grani.ru, që është e bllokuar në Rusi, Fergananews.com, e bllokuar në Kazakistan, Uzbekistan dhe Turkmenistan, Gooya News, e bllokuar në Iran, dhe Tibet Post, e bllokuar në Kinë.

Grupi ka thënë se do t’i mirëmbajë faqet për disa muaj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG