Ndërlidhjet

Maqedoni: Policia e akuzon Zaevin se ka kërkuar mito


Pamje e një pjese të Shkupit
Pamje e një pjese të Shkupit

Policia e Maqeedonisë thotë se e ka akuzuar liderin opozitar në këtë vend, Zoran Zaev, për mito. Zoti Zaev, aktualisht, është i përfshirë në një përleshje të ashpër me qeverinë e kryeministrit, Nikolla Gruevski, lidhur me akuzat e tij për përgjime masive.

Policia ka njoftuar sot se lideri i Partisë Socialdemokrate, Zoran Zaev, kryetar i komunës së Strumicës, dyshohet se ka kërkuar 200 mijë euro në vitin 2013 nga një biznesmen lokal për ta përshpejtuar një shitblerjetë patundshmërisë.

Tash i mbetet prokurorisë që të përcaktoj se a do ta ndjek këtë rast apo jo, raporton agjencia AP nga Shkupi.

Lideri opozitar Zaev i ka hedhur poshtë akuzat.

Ai më herët e ka akuzuar kryeministrin, Nikolla Gruevski, se ka dorë në përgjimet ilegale të më se 20 mijë njerëzve, përfshirë politkanë, gjyqtarë, gazetarë, policë, liderë fetarë dhe ambasorë të jashtëm.

Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat, duke pretenduar se incizimet ishin të fabrikuara me ndihmën e spiunëve të jashtëm.

Ai e ka akuzuar Zaevin për komplot.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG