Ndërlidhjet

Marrëveshja bërthamore shton "trysninë" ndaj Rohanit


Presidenti Hassan Rohani, foto nga arkivi
Presidenti Hassan Rohani, foto nga arkivi

Mundësia e marrëveshjes bërthamore në mes të Iranit dhe fuqive perëndimore, është temë e diskutimeve të shumta në Republikën Islamike.

Diskutimet duket se reflektojnë një shkallë të optimizmit, që marrëveshja mund të arrihet, pavarësisht afatit të fundit me 31 mars për formimin e kornizës politike dhe 30 qershorit, si datë për arritjen e marrëveshjes së përhershme.

Megjithatë, edhe pse negociatat po vazhdojnë ende, dhe suksesi është larg nga të qenit i garantuar, presidenti iranian Hassan Rohani mund të vihet nën presion nëse administrata e tij arrin marrëveshje të qëndrueshme, në bazë të së cilës Irani do të reduktonte aktivitetet e programit bërthamor, në këmbim të zbutjes së sanksioneve.

Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Fararu.com, analisti dhe profesori universitar Sadegh Zibalakam, ka parashikuar që nëse një marrëveshje e qëndrueshme arrihet, Rohani do të ballafaqohet me një valë të re të kundërshtimit, nga kundërshtarët e tij të vijës së ashpër.

Rohani tanimë po përballet me kritika për politikat kulturore dhe sociale, që kundërshtarët e tij po e shohin si shumë liberale.

Zibakalam beson se kritikat do të shtohen pas marrëveshjes “goditëse”.

"Për të demonstruar se marrëveshja me Perëndimin nuk do të thotë një tërheqje në arena të tjera, kritikët e qeverisë patjetër do të vënë më shumë kufizime në liritë civile dhe të shtypit," tha Zibakalam.

Ai shtoi se Rohani dhe ekipi i tij për politika të jashtme, duhet të ndajnë “meritat” me kundërshtarët për marrëveshjen, për t’i ikur një skenari të tillë.

”Nëse kjo marrëveshje konsiderohet fitore e qeverisë, definitivisht do të ketë përplasje nga kundërshtarët e qeverisë”, shtoi Zibakalam.

Ai ka vazhduar duke thënë se marrëveshja duhet të portretizohet si rezultat i viteve të rezistencës nga të gjitha forcat e vendit.

Duke i komentuar pasojat e marrëveshjes bërthamore, Ayatolla Mohsen Gharavian, që ligjeron në qytetin Qom, pati të njejtin mendim.

Ai tha se Rohani mund të shtojë kritikat ndaj tij në politikat ekonomike dhe kultutore.

Gharavian tha se Rohani duhet të fuqizojë kanalet e komunikimit me klerikët në Qom -- si qendër e fuqishme e vendim-marrjes në Republikën Islamike. Disa nga klerikët e kanë kritikuar politikën kulturore të qeverisë.

Ai po ashtu, ka sugjeruar që duhet të zhvillohen më shume këshillime dhe mbledhje të rregullta me klerikët e Qomit.

Rohan ka udhëtuar në Qom më 25 shkurt, dhe gjatë një fjalimi të mbajtur atje, ai u zotua se do të dëshmojë nevojën që qeveria ia ka Qomit.

E përditshmja Shargh, raportoi se, fakti që fjalimi u mbajt në periudhën pothuajse përfundimtare të negociatave bërthamore, "mund të shihet si një përpjekje për të fituar mbështetjen e liderëve fetarë për një marrëveshje të mundshme."

Përgatiti: Flandra Marmullaku

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG