Bombardimet e tre vetëvrasësve me makinë kanë vrarë të paktën 45 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në Libinë Lindore, njoftojnë zyrarët.
Media lokale raportuan se bombat në shënjestër kishin një stacion derivatesh, një stacion policor, dhe shtëpinë e drejtuesit të Agila Salah në qytetin al-Qubbah.
Militantët besnikë ndaj grupit të Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësi për sulmet.
Salah tha se sulmi duket të jetë hakmarrje për sulmet e fundit ajrore të Egjiptit ndaj Shtetit Islamik.
Ai njoftoi se shteti do të jetë në shtatë ditë e zie për viktimat e bombave.
Më 16 shkurt, forca ajrore të Egjiptit bombarduan baza të Shtetit Islamik në Derna, pranë qytetit al-Qubbah.
Egjipti ka kryer këto sulme ajrore pasi militantët kanë ekzekutuar brutalisht 21 të krishterë egjiptian që ata i kishin rrëmbyer.