Rezistenca ndaj barnave e malarias është zbuluar në kufirin Birmani-Indi dhe tani përbën “kërcënim të madh” për shëndetin global, kanë thënë shkencëtarët.
Aftësia e parazitit të malarias për të zvogëluar efektet e artemisininës është përhapur prejse është shfaqur në Azinë Juglindore.
Por, testet e botuara tani në revistën Lancet Infectious Diseases tregojnë për rezistencën ndaj këtij ilaçi
Sipas ekspertëve, ky zhvillim është “alarmues”.
Vdekjet nga malaria pothuajse janë përgjysmuar në vitin 2000 dhe infektimi tani vret rreth 584,000 persona çdo vit.
Por, rezistenca ndaj artemisininës kërcënon të zhbëjë të gjithë punën e bërë dhe ajo është zbuluar në Kamboxhia, Laos, Tajlandë, Vjetnam dhe Biramani.