Ndërlidhjet

Breedlove: Vendet evropiane përballen me problemin e luftëtarëve të huaj


 Philip Breedlove, Prishtinë, 19 shkurt 2015
Philip Breedlove, Prishtinë, 19 shkurt 2015

Komandanti lartë i NATO-s, gjenerali amerikan Philip Breedlove, tha sot pasdite në Prishtinë se të gjitha vendet në Evropë janë të kërcënuara nga terrorizmi dhe po përballen me atë që ai e quajti “valën e luftëtarëve të huaj”.

“Ky problem do të bëhet më i madh në të ardhmen para se të bëhet më i vogël”, tha ai, duke bërë thirrje për një angazhim të përbashkët në përballje me këtë problem.

Gjenerali amerikan, në një takim me gazetarët në Prishtinë, përmendi edhe migrimin e qytetarëve të Kosovës, duke thënë se ky fenomen është një “tregues se njerëzit nuk po gjejnë mundësitë që u duhen në këtë vend”.

Ai gjithashtu foli edhe për situatën në Ukrainë, duke thënë tërhequr vërejtjen se në lindje të Ukrainës, Rusia ka krijuar "një armatë të frikshme, e cila është e pajisur dhe armatosur mirë".

Gjenerali amerikan ka shprehur shqetësimin e tij për vazhdimin e luftimeve në lindje të Ukrainës, duke bërë thirrje për respektim të armëpushimit, e cila ka hyrë në fuqi më 15 shkurt.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG