Ndërlidhjet

Ideja e ndërmjetësimit ndërkombëtar në rastin "Puçi"


Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka theksuar se “situata politike është e ndjeshme”, duke nënvizuar se procesi gjyqësor për rastin “Puç”, që ka të bëjë me dëshmitë e publikuara nga opozita maqedonase për "përgjime masive në vend", duhet të jetë transparent, duke respektuar parimet e shtetit juridik.

Ambasadori amerikan i ka bwrw kwto komente pasi ia ka dorwzuar letrat kredenciale presidentit të Maqedonisë.

“Bëhet fjalë për çështje të ndjeshme politike. Hetimet vazhdojnë dhe ato duhen trajtuar në mënyrë transparente dhe të hapur, duke respektuar pavarësinë e gjyqësorit, sundimin e së drejtës, lirinë e mediave. Besoj se është një situatë të cilën populli në Maqedoni, liderët politikë dhe institucionet do ta zgjidhin”, është shprehur amabasodori i ri i SHBA-ve në Shkup, Jess Baily.

Ndëkohë, kërkesën e partisë shqiptare në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, që të inkuadrohet faktori ndërkombëtar me një grup në nivel ekspertësh në zbardhjen e rastit që lidhet me përgjimet, e ka përkrahur edhe lideri i parisë maqedonase në opozitë, Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev.

Ai për mediet maqedonase ka theksuar se në Maqedoni nuk ka institucione shtetërore dhe as mekanizëm juridik, të cilët do të mund të garantonin një hetim të pavarur, andaj dhe dyshon në pavarësinë e prokurorisë dhe të gjyqësisë në Maqedoni.

Siç është shprehur Zaev, do të ishte e mirëseardhur ndërhyrja ndërkombëtare, duke potencuar faktin se përderisa Ali Ahmeti, si partner në qeveri, kërkon ekspertizë ndërkombëtare, tregon se as ai vetë nuk beson në institucionet e vendit.

Ndërkohë, Mersel Billalli, analist për çështje ndërkombëtare, kërkesën e partisë shqiptare në pushtet për kyçjen e faktorit ndërkombëtar në zgjidhjen e çështjes së përgjimeve, e sheh si konfimim se institucionet shtetërore, të cilat i drejtojnë edhe funksionarët nga kjo parti, nuk funksionojnë në mënyrë demokratike.

“Institucionet shtetërore në të cilat marin pjesë vetë ata, nuk funksionojnë sipas ligjit, mbase ata mund të funksionojnë sipas direktivave personale të një grupi njerëzish. Nuk do të kisha thënë se bëhet fjalë për direktiva partiake, sepse praktikisht bëhet fjalë për disa persona të cilët i përgjojnë, përkatësisht i shfrytëzojnë ato institucione, për kontrollimin e të gjitha strukturave pa dallim të përkatësisë partike”, thekson Billalli.

Edhe Nano Ruzhin, ish diplomat, konsideron se kërkesa e partisë politike e cila është në pushtet, paraqet porosi të qartë se shteti nuk disponon me kapacitetet e nevojshme për të funksionuar shteti demokratik.

“Angazhimi i një ndërmjetësuesi të jashtëm, ose minitorimi nga jashtë në kushte kur shteti dëshmon se nuk është i aftë të aktivizojë institucionet, të cilat duhet të jenë tërësisht të pavarura për të patur një proces të paanshëm siç janë gjykatat, prokuroria dhe mediet, nuk ka se si të kuptohet ndryshe, por si një nënçmim për vetë ata të cilët e drejtojnë shtetin” thekson Ruzhin.

Ndryshe, edhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, pas takimit me amabasadorin e BE-së në Shkup Aivo Orav, ka këkuar të mërkurën kyçjen e faktorit ndërkombëtar në rastin e përgjimeve

“Ngritja e një gjykate speciale me vëzhgim dhe asistim të plotë ndërkombëtar, ku do të përfshiheshin të gjitha rastet e këtilla që nga viti '93, do të ishte ndoshta e vetmja shpresë që rastet e këtilla mos të përsëriten”, është shprehur lideri i Partisë Demokatike Shqiptare Menduh Thaçi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG