Ndërlidhjet

Kosovë - Maqedoni: Projekte të përbashkëta


Modeli i Prishtinës dhe Beogradit rreth përpjekjeve për tejkalimin e kontesteve të ndërsjella që kanë dy vendet fqinje, mund të përdoret edhe mes Shkupit dhe Athinës, u ka sugjeruar zyrtarëve tëMaqedonisë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi ka fokusuar edhe rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit, sipas të cilit, implementimi i këtij dokumenti kornizë kontribuon në stabilitein e vendit dhe integrimin e shqiptarëve të Maqedonisë në institucionet shtetërore.

Shefi i diplomacisë kosovare ka paralajmëruar se qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës së shpejti do të mund të lëvizin mes dy vendeve vetëm me letërnjoftime.

“Synimi jonë është që takimi i cili duhet të mbahet mes dy qeverive të realizohet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në të njëjtën kohë, kam besim të plotë se edhe çështja e lëvizjes së lirë të qytetarëve vetëm me letërnjoftime mes Kosovës dhe Maqedonisë".

"Është vetëm çështje procedurale dhe administrative, ekziston vullneti politik kështu që nuk shoh që ndonjë pengesë mund të na frenojë që këto dy çështje të përmbyllen në gjashtëmujorin e parë të këtij viti”, ka deklaruar Thaçi.

Ndërkohë, i pyetur nga gazetarët për të komentuar njohuritë për veprimin e një grupi nga Italia i cili rekruton dhe përgatisin qytetarë nga Maqedonia dhe Kosova për tu kyçur në luftën e Sirisë, zoti Thaçi tha se me të gjitha vendet fqinje realizohet një bashkëpunim i frytshëm në luftën kundër terrorizmit.

“Kosova ka qenë shembull i mirë i luftës kundër elementeve të ekstremizmit radikal, ka ndërmarrë veprime konkrete, sikurse edhe vendet e tjera të rajonit nuk ka mundur të jetë krejt imune ndaj këtij fenomeni të rrezikshëm. Por ajo që është me shumë me rëndësi është se kemi bashkëpunim të mirë me të gjitha vendet e rajonit në kuadër të kësaj edhe me Maqedoninë dhe do të vazhdojmë luftën e pakompromis ndaj elementeve të këtilla”, ka theksuar Thaçi.

Ndërkaq shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Popovski tha se gjatë takimit me homologun e tij ka biseduar rreth më shumë projekteve rajonale infrastrukturore.

Integrimi evropian i të gjitha vendeve të rajonit është e rëndësishme ndërsa bashkëpunimi në mes tyre dhe promovimi i projekteve të përbashkëta është i rëndësishëm për përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në BE, theksuan ministrat e punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Maqedonisë Nikolla Poposki.

“Kosova dhe Maqedonia kanë raporte të mira bilaterale dhe dialog të hapur politik. Punojmë në projekte të përbashkëta infrastrukturore të cilat janë të rëndësishme për ambiciet tona të përbashkëta integruese. Shqyrtuam mundësinë për thellimin e mëtejshme të bashkëpunimit në sferën e drejtësisë, arsimit, komunikacionit”, tha Popovski.

Ai vuri në fokus rëndësinë e nënshkrimit të marveshjes së sotmepër mbrojtjen e dyanshme të investimeve dhe bashkëpunimin e akademive diplomatike.

Ndryshe Hashim Thaçi, u prit në takim nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov.

Takimi i tillë është i pari në këtë nivel mes një zyrtari të Kosovës nga njëra anë dhe presidentit të Maqedonisë, nga ana tjetër.

Thaçi në Shkup do të takohet dhe me Kryeministrin e Maqedonisë si dhe përfaqësuesit më të lartë të partive politike shqiptare në Maqedoni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG