Ndërlidhjet

Mamografi mobil, jashtë funksionit


Ka vetëm një muaj që mamografia mobile u vu në shërbim të grave të cilat duan ta bëjnë falas kontrollin e gjirit.

Grupi i grave deputete kanë qenë ato që kanë iniciuar blerjen e mamografit mobil, në mënyrë që të kenë qasje gjitha gratë të kryejnë kontrollet e gjirit.

Mamografi mobil është blerë në vlerë prej 265 mijë eurosh.

Por, këtij mamografi paranjë jave iu vjedh kablloja e cila e kyç aparatin në rrymë.

Zyrtarë shëndetësorë thonë se ky kabllo është zëvendësuar me të ri, derisa menjëherë, siç thonë ata, i është prishur UPS-i pa të cilën nuk mund të funksionojë mamografi.

Teuta Sahatçiu, deputete në Kuvendin e Kosovës, ka qenë njëra nga gratë deputete e cila është angazhuar për sigurimin e mamografit, që do t'u shërbejë grave të bëjnë mamografi falas.

"Projekti i mamografit ka qenë një projekt vullnetar i gjatë dhe i mundimshëm. Prishja e mamografit është një lajm tepër i keq që tregon se ka mungesë të kujdesit për pajisje, që vijnë me shumë mund dhe kushtojnë shumë. Mendoj se gjithë akterët që janë të përfshirë duhet të shohin se kush është ai që e pengon qasjen e grave deri te mamografi, dhe cilat janë arsyet e moskujdesit për të".

"Mendoj se gjitha instancat duhet të ngrihen dhe ta gjejnë fajtorin dhe ta ndëshkojnë fajtorin. Me prishjen e mamografit 20 gra janë të parandaluara të bëjnë mamografinë, e që duhet shkuar në ordinanca private e që kushtojnë bukur shtrenjtë", thotë Sahatçiu.

Në anën tjetër, drejtoresha e radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Serbeze Kabashi i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tash e një javë ky mamograf është jashtë funksionit.

"UPS-i është instaluar, është blerë nga QKUK-ja. Do të bëhet ri-startimi i rëntgenit mobil, dhe në ditët në vijim do të shohim se kur do të funksionalizohet. Ka një javë që është vjedhur kablloja dhe më pastaj UPS-i është prishur. Por aparatit duhet t'i bëhet një ri-startim që t'i shihet gjendja fizike dhe funksionale e tij, e më pastaj të shohim se a do të fillojë të funksionojë", thotë Kabashi.

Zonja Kabashi ka thënë se mamografi iu është bërë grave në Qendrën Klinike Universitare, por siç thotë ajo, në numër më të vogël, me aq sa ka kapacitet kjo qendër.

"Ndërkohë gratë kanë bërë mamografi në QKUK dhe nuk kanë vuajtur gratë në mungesë të mamografit, por normalisht jo me intensitetin që do të bëhej edhe në mamografin mobil. Pritet të shihet se kur do të hyjë në funksion, pasi që nuk kam informata", shprehet Kabashi.

Sidoqoftë, nëse do të funksionalizohet mamografi mobil, radiologët thonë se në janarin e vitit të ardhshëm, mamografi mobil do të shkojë edhe në komuna të tjera.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG