Ndërlidhjet

CPJ: Shumë gazetarë të vrarë në vitin 2014


Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) thotë se së paku 60 gazetarë janë vrarë në vitin 2014 lidhur me punën e tyre.

Në një raport të publikuar sot, ky komitet ka theksuar se “një proporcion i lartë i pazakonshëm” i gazetarëve ndërkombëtarë janë vrarë këtë vit, derisa kanë mbuluar konflikte në vendet, siç janë, Lindja e Mesme, Ukraina dhe Afganistani.

Në Siri janë vrarë 17 gazetarë gjatë këtij viti dhe mbetet shteti më vdekjeprurës për gazetarë, thuhet në raport.

Në mesin e gazetarëve të vrarë ishin edhe amerikanët, James Foley dhe Steven Sotloff, me ç’rast militantët e Shtetit Islamik e patën publikuar një video në muajin gusht dhe shtator, ku shihej ekzekutimi i tyre me heqje koke.

Prej pesë gazetarëve dhe dy punëtorëve të mediave të vrarë në Ukrainë këtë vit, 6 prej tyre ishin gazetarë ndërkombëtarë, thotë Komiteti për Mbrojtjen e gazetarëve me seli në Nju Nork.

Ky komitet ka konfirmuar se këto ishin vrasjet e para të ndërlidhura me gazetari në Ukrainë, prej vitit 2001.

Gati një e katërta e gazetarëve të vrarë në vitin 2014 ishin korrespondentë ndërkombëtarë. Kjo e dhënë paraqet dyfish më tepër gazetarë të këtillë të vrarë se vitet e mëparshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG