Ndërlidhjet

Bizneset presin përmirësim të aktivitetit


Ilustrim
Ilustrim

Pas krijimit të institucioneve të reja të Kosovës sektori privat pret përmirësime në zhvillimin e aktiviteteve të tyre. Ky sektor që konsiderohet promotor i zhvillimit të përgjithshëm ekonomik vazhdimisht është përballur me probleme të shumta, që sipas përfaqësuesve të komunitetit të biznesit ka detyruar edhe falimentimin e bizneseve.

Agim Shahini, nga Aleanca Kosovare e Biznesit, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se sektori privat është nxitës i reformave, kurse shteti dhe institucionet do ti bëjnë ato.

Ai thotë se ky sektor kërkon që të jetë i barabartë në treg më konkurrencën që vjen nga jashtë, sepse politikat zhvillimore, sipas tij janë më të favorshme për konkurrencën që vjen nga jashtë se sa për prodhuesit vendor.

Shahini thotë se autoritetet kompetente duhet që të krijojnë politika zhvillimore të qëndrueshme për sektorin privat, sepse sipas tij, gjendja në këtë fushë është kritike, pikërisht për shkak të politikave të pafavorshme.

"Kjo duhet të jetë në fokus se reformat fiskale të jenë prioritet për qeverinë e re të Kosovës. Dhe kjo nëse ndodh do të hapet dera për investime të reja,do të rritet fuqia konkurruese e bizneseve vendore por edhe do të ketë mundësi për punësime të reja të te rinjve”, shprehet Shahini .

Se situata e sektorit privat është në gjendje të rendë, është thënë edhe në hulumtimin e fundit të Institutit “Riinvest”. Sipas këtij hulumtimi janë identifikuar 23 barriera në të bërit biznes në Kosovë, duke filluar nga kostoja e lartë e financimit të bizneseve, niveli i lartë i korrupsionit, mungesa e përkrahjes shtetërore si dhe konkurrenca jo e drejtë e shkaktuar nga evazioni fiskal dhe ekonomia jo ligjore.

Në sektorin privat janë të punësuar mbi 222 punëtorë, kurse paga e tyre arrin deri në 220 euro në muaj.

Edhe pronarë të kompanive prodhuese kërkojnë nga qeveria që të krijojnë kushte që të jenë të barabartë me konkurrencën nga jashtë.

Bedri Kosumi, pronar i kompanisë “Pestova” në Vushtrri, tha se konkurrenca nga rajoni po dëmton prodhuesit në Kosovë.

Kompania “Pestova”, bën prodhimin dhe përpunimin e patates.

"Ne presim vetëm që të jemi të barabartë më konkurrentët së paku më ata në rajon që janë të pranishëm me produktin e tyre në Kosovë. Konkretisht e kam fjalën për taksën e lëndës se parë që nuk mund të prodhohet në Kosovë, që deri më tash nuk është bërë, se paku për ne, nuk e di për të tjerët".

"Madje, disa prodhues të shteteve tjera, siç është Serbia, kanë të drejtë që produktet e tyre ti shesin në Kosovë, por që ne nuk kemi të drejtë të jemi të pranishëm në tregun e Serbisë“, tha Kosumi.

Shahini ndërkaq, pohon se partitë në pushtet gjatë fushatës zgjedhore kanë premtuar përmirësim në këtë fushë.

“Këto dy parti që përbëjnë koalicionin shtetëror kanë premtuar se do të ketë ndryshime, zhvillime dhe punësime të reja dhe ne i presim nga viti i ardhshëm që të fillohet me një hap të mbarë në realizimin e premtimeve gjatë fushatës zgjedhore“, thotë Shahini.

Sidoqoftë, gjatë fushatës zgjedhore, lider të partive politike patën premtuar se ekonomia do të jetë shtylla kryesore e qeverisjes. Poashtu, sipas tyre, modeli i qeverisjes do të ndërrohet prej një ekonomie që mbështetet në sektorin publik në një mbështetje në sektorin privat.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG