Ndërlidhjet

Shërbimi i hemodializës edhe për fëmijë


Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës së fundmi ka filluar të ofrojë shërbimin e hemodializës për fëmijë.

Lidvana Spahiu, shefe e Repartit të Nefrologjisë në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, tha se ky shërbim është funksionalizuar pas përpjekjeve të vazhdueshme, derisa shton se tashmë fëmijët janë duke i marrë shërbimet aty.

"Është një njësi shumë e vogël, por nevojat do të na i plotësojë, pasi që fatmirësisht nuk ka shumë fëmijë me nevoja të tilla. Ka qenë një nevojë e kah motshme. Është bërë edhe më herët hemodializa, por ky shërbim për fëmijët është bërë tek reparti i hemodializës tek të rriturit".

"Ne tentojmë që ta realizojmë edhe dializën perinatale , që është praktikë shumë më e mirë se kjo që e kemi tash. Por nevojat tona i plotëson edhe aparati që tash e posedojmë pasi që nuk kemi shumë fëmijë", ka shtuar ajo.

Ndërkaq, drejtori i klinikës së pediatrisë Muharrem Avdiu, ka thënë se shërbimi i hemodialziës për fëmijë në klinikën pediatrike ka qenë shumë i nevojshëm.

"Është krenari për një klinikë të pediatrisë në nivel vendi me e pas repartin e hemodializës. Shumë probleme që munden me ju ndhodhë rarteve në zhvillimin e sëmundjes së tyre, ato përfundojnë në hemodializë dhe këtë shërbim e kemi këtu".

"Rastet që kanë nevojë, e kalojnë një pjesë në hemodializë, 6 muaj deri në një vit e gjysmë dhe pastaj bëhen kandidat për transplantim në ndonjë qendër evropiane. Pra, nuk kanë nevojë të shkojnë jashtë vendit dhe të rrinë 1 vjet deri sa të ju vjen radha për transplantim, por këtë shërbim e marrin këtu derisa më pastaj vetëm shkojnë për transplantim", ka shtuar Avdiu.

Zonja Spahiu ka theksuar se rëndësia e këtij shërbimi është mjaft e madhe.

"Një djalosh 14 vjeçar është duke e bërë hemodializën tash për tash, të cilit funksioni i veshkës i ka dështuar me kohë dhe është lajmëruar vetëm kur ka ra në dializë fëmiu".

"Hemodializa na ndihmon shumë të zgjidhim problemin tek fëmijët që ka dështuar funksioni i veshkës dhe do të dalin nga hemodializa. Kështu ky repart do të ju ndihmojë fëmijëve shumë", tha ajo.

Sidoqoftë, sipas zotit Avdiu, klinika e pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare, posedon staf të mjaftueshëm dhe siç thotë ai mjaft të përkushtuar në repartin e nefrologjisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG