Ndërlidhjet

Maqedoni: Studentët protestojnë kundër testimit të jashtëm


Protestat e studentëve kundër testimit të jashtëm
Protestat e studentëve kundër testimit të jashtëm

Me rastin e ditës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , të mërkurën në Shkup, disa mijëra student dhe nxënës të shkollave të mesme në mbështeje edhe të prindërve të tyre, kanë protestuar kundër vendimit të Qeverisë së Maqedonisë që studentët t`i nëshrohen provimit shtetëror dy herë gjatë studimeve, edhe atë në fund të vitit të dytë dhe në përfundim të studimeve.

Nën motot, “Stop reformave të këqia në arsim”, “Ne jemi student, nuk heshtim para të drejtave tona”, “Jo shkeljes së dinjitetit të studentëve”, “Jemi student jo marioneta”, “Shkëmbej indeksin me Pasaportë”, studentët kanë filluar marshin protestues nga Univesiteti i Shkupit Shën Qirili dhe Metodi, për të vazhduar protestat para Parlamentit dhe më pas Ministrisë së Arsimit, për të përfunduar qetë para Qeveisë së Maqedonisë, së cilës i kanë kerkuar terheqjen e testimit të jashtëm.

“Jemi mbledhur këtu për të dëshmuar edhe më zëshëm se nuk e kemi ndërmend të ndërprejmë luftën për të kërkuar të drejtat tona. Nga qeveria kërkojmë që të heq dorë nga propozimi për mbajtjen e provimit shtetëror. Në vend të imponimit të testimit shtetëror popozojmë të rishikohen akreditimet e universiteteve dhe programet e studentëve dhe nëse vërtetohet se ato nuk janë të mira, duhet të pësojnë ndryshime".

"Në momentin kur personalisht ministri i arsimit del dhe deklaron se është fshehtësi publike se në Maqedoni blihen diploma, kjo tregon se faji është i atyre të cilët i kanë miratuar këto vendime ne arsim dhe ata duhet të mbajnë pergjegjësi. Me dënim kolektiv nuk mund të bëjnë ndryshime pozitive në arsim”, është shprehur Anastasija Petrevska.

Protestat e sotme janë mbështeur edhe nga studentët e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, të cilët në mënyrë të organizuar kanë arritur në Shkup.

“Po vlersojmë se nuk duhet të ketë testim ekstern, mendojmë se më e drejtë do të ishte kualifikimi i atyre të cilët do të përfshien në studime duhet të bëhet më herët, përkatsisht me vendosjen e provimeve pranuese, ngase nuk besojmë se provimi i jashtëm është mënyra më e mirë për vlersimin dijes së studentëve”, thekson Valdeta Amzai, studente nga Tetova.

Edhe Emin Ejupi thotë se nuk është kundër verifikimit të dijes, por këtë duhet ta bëjnë vet komisionet brenda universiteteve dhe jo nga institucione të jashtme të ministrisë.

“Jo se kemi frikë për të verifikuar dijen e marë gjatë sudimeve, po ata të cilët janë përgjegjës për kontrollimin e testeve është dëshmuar se këtë nuk e bëjnë si duhet, praktika ka dëshmuar se edhe gjatë nënshtrimit të testimit të jashtëm gjatë shkollës së mesme, rezultatet nuk përkisnin fare me realitetin”, konsideron Emin Ejupi student.

Protestave të sotme i janë bashkangjitur dhe një pjesë e profesorëve të cilët thonë se kolegët e tyre edhe pse janë kundër miratimit të testimit të jashtëm, si masë që godet drejtpërdrejtë integritetin dhe atonominë e universiteteve, ata kanë patur frikë të dalin për të protestuar.

“Ne nuk jemi për të mbajtur ligjerata para studentëve, por duhet të themi hapur kur diçka është duke u zhvilluar keq dhe në dëm të interesave të përgjithshme në shoqëri, dhe njëkohësisht duhet mbështetur ato procese që janë në rregull."

"Unë mendoj se testimi shetëror nuk është mënyra e duhur që rritë cilësinë e arsimit, por më shumë duhet angazhuar në zbatimin e tërsishëm të reformave konform sistemit të Bolonjës, duke mënjanuar tërsisht influencën politike nga universitetet”, është shprehur Zoran Kitkanj nga fakulteti filozofik I Shkupit.

Ndryshe, Ministria e Arsimit disa herë ka theksuar se nuk e ka ndërmend të heq dorë nga organizimi i testimit të jashtëm, si mekanizëm për të ngritur cilësinë e arsimit, përkatësisht me diploma të pajisen vetëm ata studentë të cilët disponojnë me njohuri përkatëse në lëmin që studiojnë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG