Disa qindra protestues kanë protestuar para rektoratit të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në kërkim të dorëheqjes së rektorit të këtij Universiteti, Ramadan Zejnullahu. Protesta është organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e fundit në Kosovë. Përfaqësuesit e këtyre shoqatave po kërkojnë nga zoti Zejnullahu të zbatojë një Memorandum Mirëkuptimi, me të cilin parashihej regjistrimi me automatizëm i studentëve të kategorive të dala nga lufta në UP. Regjistrimi i këtyre studentëve, sipas memorandumit, nënkupton pranimin e tyre në UP, duke mos iu nënshtruar procedurave të rregullta dhe të parapara për pranim.