Ndërlidhjet

Produktet vendore pa mbështetje


Made in Kosova
Made in Kosova

Mos mbështetja e duhur e institucioneve të Kosovës karshi sektorit të prodhimtarisë ka bërë që produktet e vendore të mos jenë shumë të pranishme shumë në tregjet evropiane, thonë përfaqësues të bizneseve në Kosovë.

Tatimet e larta mbi vlerën e shtuar, taksat doganore për lëndën e parë, financimi i vështirë i bizneseve, normat e larta të interesit, janë vetëm disa nga vështirësitë, më të cilat sektori i prodhimtarisë në Kosovë është ballafaquar vazhdimisht.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregon se edhe përkundër mjaft vështirësive disa nga produktet vendore kanë arritur të fitojnë besimin e qytetarëve.

“Po fuqizohen kapacitetet e prodhueseve kosovare në disa aspekte ndoshta më shume duke e ruajtur primatin në atë që njihet si produkte tradicionale. Në veçanti produktet bujqësore, ushqimore dhe jo ushqimore ku cilësia dita ditës po përmirësohet ato po arrijnë të depërtojnë edhe jashtë vendit dhe do të përbënin një bazë të mirë të ekspertit”, shton Zeka.

Sidoqoftë, deficiti tregtar në Kosovë vazhdon të mbetet i lartë. Importi në Kosovë brenda një viti kalon shifrën prej 2 miliardë eurosh në vit, derisa kontributi i eksporteve në volumin tregtar është shumë i ulët, rreth 200 milionë euro.

Këto të dhëna zyrtare, tregojnë se konsumimi i produkteve kosovare vazhdon të jetë nën nivelin e dëshiruar.

Në Kosovë vazhdimisht organizohen panaire të ndryshme ushqimore të cilat kanë për qëllim promovimin e produkteve vendore. Një panair i tillë është duke u mbajtur në Prishtinë.

Industria e mishit “Meka” është pjesëmarrëse në këtë panair. Piro Piraj menaxher i kësaj kompanie tregon për Radion Evropa e Lirë se interesimi i qytetarëve për të provuar produktet e kësaj kompanie e është i madh.

Megjithatë, ai tregon se depërtimi i produkteve të tyre jashtë vendit ka qenë i vështirë.

“Kemi pasur kërkesa të ndryshme që të eksportojmë jashtë vendit mirëpo për shkaqe të ndryshme nuk kemi arritur të prodhojmë për eksport”, shton ai.

Qytetarët japin mendime të ndryshme rreth produkteve vendore. Disa prej tyre preferojnë që të konsumojnë më shumë produkte vendore sesa ato të importuara.

Adelina Hasani një qytetare nga Prishtina thotë se iu beson më shumë produkteve vendore.

“Produktet vendore janë më të mirë sesa ato që importohen. Sidomos produktet e qumështit kanë arritur të jenë mjaft cilësore”, shton ajo.

Ngjashëm shprehet edhe Besim Kastrati.

“Më shumë blej produkte vendore, janë të mira, kanë përmirësuar cilësinë, duhet t’i provosh dhe nuk do t’i ndërrosh”, shprehet Kastrati

Produktet të cilat prodhohen në Kosovë, sipas përfaqësuesve të biznesit vazhdojnë të sfidohen nga produktet e shteteve tjera. Por, që ata thonë se produktet vendore janë cilësore dhe sipas standardeve evropiane.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG