Ndërlidhjet

Mustafa: Marrëveshja nënshkruhet javën tjetër


Isa Mustafa
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se i ka vazhduar konsultat me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi rreth harmonizimit të programit qeveritar dhe për ndarjen e përgjegjësive.

"Është bërë një punë e rëndësishme në definimin e raporteve të bashkëpunimit, në mënyrë që qeverisja të jetë e qëndrueshme dhe efektive", ka shkruar Mustafa.

Sipas tij, marrëveshja pritet të nënshkruhet në fillim të javës së ardhshme.

"Me marrëveshje do të bëhet edhe ndarja e përgjegjësive, përfshirë edhe fushat e caktuara të qeverisjes. Pas kësaj do të pasojnë konsultimet e brendshme për caktimin e kabinetit qeveritar", ka shkruar në fund Mustafa.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG