Ndërlidhjet

Shqipëria e cilëson të padrejtë vendimin e UEFA-s


Pamje nga ndeshja Serbi - Shqipëri
Pamje nga ndeshja Serbi - Shqipëri

Komisioni Disiplinor i UEFA-as i dha fitoren 3 - 0 Serbisë, për ndeshjen e ndërprerë nga dhuna në 14 tetor në Beograd.

Por ekipit serb do t’i hiqen 3 pikë në klasifikimin përfundimtar në grupin eliminator të Euro 2016.

Shqipëria është dënuar me 100 mijë euro gjobë; po ashtu edhe Serbia është dënuar me 100 mijë euro gjobë dhe dy ndeshje pa praninë e tifozëve të saj në stadium.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë me dije se do të ndjekë më tej në rrugë ligjore vendimin e sotëm të Komisionit të Disiplinës së UEFA-s.

Shqipëria do të ketë tre ditë kohë për të paraqitur njoftimin për ankesë të vendimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA –s në Komisionin e Ankesave të këtij organizmi.

FSHF do të ketë brenda pesë ditësh vendimin e zbardhur të UEFA –s.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka thotë se vendimi i UEFA –s për ndeshjen Serbi – Shqipëri është i ndikuar politikisht.

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Gianni De Biasi ka reaguar menjëherë pas shpalljes së vendimit të Komisionit të Disiplinës së UEFA -s.

Tekniku italian është shprehur se vendimi nuk dha drejtësi mbi atë çfarë ndodhi në Beograd.

“Vendimi nuk na dha drejtësi, na hoqën atë që fituam në fushë”, është shprehur De Biasi.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku bëri me dije se dënimi i Shqipërisë ka ardhur nga fakti se gjyqtari i takimit ka shkruar në raportin e tij se kombëtarja shqiptare refuzoi të hynte në fushë për të vazhduar lojën.

Ka reaguar në rrjetet sociale kryeministri I Shqipërisë Edi Rama i cili shkruan:

“FSHF bën shumë mirë të hapë betejë gjyqësore deri në fund! Sot nuk u bë drejtësi për atë që ndodhi në stadiumin e Beogradit ‪#‎ForcaShqiperia”.

Reagime në rrjetet sociale ka pasur edhe nga futbollistët e kombëtares shqiptare të cilët ranë pre e dhunës në stadiumin Partizani të Beogradit, në 14 tetor, gjatë ndeshjes Shqipëri - Serbi, e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2016.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG