Ndërlidhjet

Nga Rashka, sot riatdhesohen mbetjet mortore të 12 personave


Rudnicë, Rashkë
Rudnicë, Rashkë

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjeturit, Prenk Gjetaj, ka thënë se sot do të bëhet riatdhesimi i 12 mbetjeve mortore nga varreza masive në Ruddnicë të Rashkës.

“Sot bëhet pranimi, ri-atdhesimi i 12 mbetjeve mortore që përfaqësojnë 12 persona të identifikuar të rinj. Janë dhe 37 pjesë kockore, si ribashkime dhe pjesë të tjera, ende të paidentifikuara, si dhe artefakte dhe veshmbathje që janë gjetur aty. Në orën dy bëhet pranimi në Merdare”, ka thënë Gjetaj.

Varreza masive në Rudnicë është zbuluar në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa ekipet mjeko-ligjore dyshojnë se në këtë varrezë janë rreth 250 trupa të varrosur të shqiptarëve.

Disa prej tyre tashmë janë dorëzuar tek autoritetet e Kosovës.

Muajin e kaluar, drejtori i Departamentit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, Arsim Gërxhaliu, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se varreza masive në Rashkë nuk është e fundit në Serbi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG