Ndërlidhjet

Ebola, sfida më e madhe që nga shfaqja e HIV/AIDS


Ilustrim
Ilustrim

Shpërthimi i Ebolës në Afrikën Perëndimore është sfida më e madhe që prej shfaqjes së virusit HIV/AIDS, ka thënë Thomas Frieden, drejtor i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara.

Ai i ka bërë këto komente gjatë një forumi të Bankës Botërore në lidhje me krizën. Shpërthimi i Ebolës këtë vit ka vrarë mbi 3,860 njerëz, shumica në Afrikën Perëndimore.

Në mesin e viktimave janë edhe mbi 200 punëtorë shëndetësorë. “Gjatë 30 vjetëve,sa kam punuar në shëndetin publik, e vetmja gjë si kjo ka qenë SIDA”, ka thënë Thomas Frieden.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG