Ndërlidhjet

Ndërtimi i fabrikës Shkabaj, zgjidhje e problemit


Përfaqësues të Ujësjellësit Rajonal Prishtina kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se brenda një muaji do të fillojë ndërtimi i fabrikës së ujit në Shkabaj, fabrikë kjo e cila përfundimisht do të zgjidh problemin me furnizim të rregullt më ujë të pijes.

Zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal Prishtina Arjeta Mjeku tregon se gjendja aktuale me furnizim me ujë të pijshëm është stabile, por që reduktimet do të vazhdojnë deri në zgjidhjen finale të këtij problemi.

“Lusim konsumatorët që të kenë durim sepse shumë shpjet, brenda dy jave apo brenda një muaji, do të fillohet më ndërtimin e Fabrikës së ujit në Shkabaj, fabrikë kjo e cila në vitin 2016 e tutje do t’i garantojë secilit qytetarë ujë të pijshëm 24 orë pa ndërprerë”, shton Mjeku.

Sa i përket gjendjes aktuale me furnizim me ujë, Mjeku tregon se krahasuar me 15 vjet më parë, situata është shumë më e mirë aktualisht.

“Me reduktime jemi edhe tash për shkak të rritjes së numrit të konsumatorëve në zonën e shërbimit edhe pse niveli i ujit në të dy liqenet është stabil dhe niveli i ujit është minus 2 metra e 80 centimetra në kuotën maksimale, ndërkaq niveli i ujti në liqenin e Badovcit e kemi mbi 6 metra e gjysmë nën kuotën maksimale. Janë në rënie e sipër për shkak të shpenzimit enorm që ka ndodhur gjatë muajve të verës”, thekson ajo.

Qytetarët janë ata të cilët preken më së shumti nga reduktimet e ujit që aplikon ujësjellësi rajonal Prishtina.

Osman Kadriu, inxhinier i diplomuar i ndërtimtarisë, banor nga Prishtina, tregon për problemet që ata kanë më furnizim të rregullt me ujë. Sipas tij, gjendja është më mirë sesa në të kaluarën

“Në këtë vit për shkak të reshurave, ka pasur ujë, por edhe ndërprerje ka, por në momentin që ka ujë ka edhe shtypje gjatë viteve të kaluara kur ka pasur ujë nuk ka pasur shtypje. Katër orë deri në pesë orë në dite kemi ujë më shumë jo, kemi vendosur rezervarë dhe nuk kemi shumë probleme më ujë”, shprhet ai.

Drita Rama është banore e lagjes Tophane në Prishtinë, ajo thotë se gjatë ditës nuk kanë reduktime, por më shumë në orët e vona të mbrëmjes.

“Sa i përket lagjes tonë nuk kemi probleme. Uji ndalet në ora 23:00 dhe vjen në ora 06:00 të mëngjesit, pastaj tërë ditën kemi ujë, vetëm në rast të ndonjë prishje që mund të ndodh”, shton ajo.

Në muajt e verës shumë komuna të Kosovës kishin hyrë në një fazë emergjente të furnizimit me ujë të pijes.

Për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike në liqenin e Batllavës niveli i ujit kishte rënë në mbi 12 metra, gjendje e njëjtë ishte paraqitur edhe në Liqenin e Badocit.

Nga këto dy liqene, me ujë furnizohen komuna e Prishtinës, komuna e Obiliqit dhe komuna e Podujevës.

Derisa, problem me furnizim me ujë, nuk ka komuna e Gjakovës dhe Rahovecit, të cilat furnizohen nga sistemi i Radoniqit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG