Ndërlidhjet

Barriera tregtare produkteve kosovare


Produkteve kosovare po iu vendosen barriera tregtare nga vendet fqinje, pavarësisht marrëveshjeve tregtare për tregti të lirë që këto shtete kanë të nënshkruara.

Të enjten Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë përmes një urdhërese kishte vendosur ta bllokojë miellin që importohet nga Kosova.

Megjithatë, përfaqësues të Agjencisë së Veterinarisë dhe Ushqimit (AVUK), në një prononcim për Radion Evropa e Lirë tregojnë se për këtë nuk duhet të ngritët shqetësim pasi, që siç thotë Valdet Gjinovci, kryeshef ekzekutiv në këtë agjenci, autoritetet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë janë dakorduar që kjo urdhëresë të shfuqizohet.

“Ajo çka është dakorduar dje në orët e pasdites në takim me autoritetet e Shqipërisë është se mielli që do të eksportohet nga Kosova në Shqipëri nuk do të ketë pengesa pavarësisht kësaj urdhërese që është lëshuar nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë”, ka bërë të ditur Gjinovi.

Ministria e Bujqësisë e Shqipërisë thuhet se ka vendosur që të bllokojë miellin qe importohet nga Kosova për shkak të mos plotësimit të standardeve evropiane të cilësisë, por Gjionvci, thekson se kjo nuk qëndron pasi që sipas tij, mielli i cili prodhohet në Kosovë edhe eksportohet plotëson të gjitha kriteret të cilat kërkohen.

“Prodhimet e millet dhe mielli i cili prodhohet në Kosovë ka cilësi, kontrollohet dhe monitorohet nga ana e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë. Në këtë rast inspektohen edhe të gjithë mullisët prodhuesit dhe përpunuesit e miellit në gjithë vendin”, thekson Gjinovci.

Marrëdhëniet tregtare të Kosovës me vendet fqinje, gjatë viteve të fundit ishin përcjellë me probleme të ndryshme.

Vendet e rajonit si Serbia, Maqedonia, Bosnje e Hercegovina dhe Shqipëria, jo rrallë kishin vënë barriera tregtare prodhimeve kosovare, duke dëmtuar kështu ekonominë e Kosovës.

Edhe marrëveshja për Tregti të Lirë, CEFTA, një projekt ndërkombëtar i krijuar nga ana e Bashkimit Evropian, me qëllim të lehtësimit të këmbimeve tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga përfaqësues të biznesit thuhet se për ëshët shkelur shuam herë nga vendet fqinje.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se interesat e Kosovës dhe Shqipërisë nuk avancohen dhe forcohen nëse vendosen barriera tregtare dhe nuk ka bashkëpunim ekonomik.

Këto dy shtet shton Gërxhaliu kanë dështuar në krijimin e lehtësirave tregtare.

“Një shtet apo disa shtet nëse nuk i bashkon ekonomia atëherë ardhmërinë e kanë të dështuar, nuk duhet faji të hidhet gjithë në Kosovë, në disa raste edhe Kosova i ka gabimet e veta por në këtë drejtim drejtpërdrejt ankesat duhet të adresohen t tek autoritetet shqiptare”, thekson ai.

Kapacitetet e pamjaftueshme të prodhuesve kosovarë dhe mospërmbushja e standardeve për cilësinë e produkteve, si dhe disa barriera që iu janë vendosur këtyre produkteve nga ana e shteteve të caktuara, kanë bërë që Kosova të mos ketë përfituar shumë nga marrëveshja CEFTA, anëtare e së cilës është që nga vitit 2007.

Gërxhaliu thekson shtet duhet të respektojnë marrëveshjet e nënshkruar të kenë bashkëpunim më të mirë tregtarë.

“Sa i përket raporteve me vendet tjera fqinje nuk do të na habit fakti që ndoshta ka shumë vështirësi, Qoftë nga Serbia apo Maqedonia nuk kemi pritur më shumë, dhe kur me Shqipëri ndodh diçka e tilla atëherë çfarë të presim nga shtetet tjera”, thotë ai.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG