Pesëmbëdhjetë anëtarët e Këshillit të Sigurimit KS, të Kombeve të Bashkuara OKB, njëzëri kanë miratuar një rezolutë, për të marrë masa, ndaj luftëtarëve të huaj që i bashkohen militantëve të Shtetit Islamik.
Draft rezoluta, është miratuar gjatë seancës së Këshillit të Sigurimit, i kryesuar nga presidenti amerikan, Barack Obama.
Këtë rezolutë, të cilën Obama e quan ‘historike’, detyron vendet e ndryshme, që ta cilësojnë krim serioz, për qytetarët e tyre që të udhëtojnë jashtë vendit për t’ju bashkuar grupeve militante, apo për të rekrutuar të tjerët që të bëjnë një gjë të tillë.
Mijëra luftëtarë nga shtete të ndryshme, iu janë bashkuar militantëve të grupeve të ndryshme si të Shtetit Islamik, AL-Nusra dhe degëve të Al-Kaidës, në Siri e Irak.
“Fjalë që u thanë sot, duhet të përkthehen në veprime’, është shprehur Obama, në Asamblenë e KS, pas miratimit të rezolutës.