Ndërlidhjet

Jacobson: Ngërçin politik ta zgjidhin vetë forcat politike


Tracey Ann Jacobson
Tracey Ann Jacobson

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson, e cila ndodhet këto ditë këtu në Uashington, thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës, se ngërçi politik në Kosovë duhet të zgjidhet nga vetë forcat politike dhe jo me ndihmën e shteteve të tjera.

Ajo ka thënë se roli i ambasadave të huaja lehtësojnë atë që është një proces i brendshëm politik dhe që kërkon zgjidhje politike të brendshme.

“Ajo që bëjmë ne si ambasadë amerikane, ose ambasadat e tjera, është të nxisim Kosovën t’i përmbahet procesit sipas ligjeve dhe kushtetutës së vendit për të arritur në një zgjidhje demokratike. Është e rëndësishme që Kosova ta bëjë këtë pa ndërhyrje nga jashtë dhe ky do të ishte një sinjal se Kosova është në fakt një vend i pavarur, me një demokraci funksionuese”, ka thënë Jacobson.

Ajo ka shtuar se nuk i takon ndërkombëtarëve të tregojnë se si duhet të vazhdojë procesi, ose si të ndahen postet, por ka bërë me dije se Bashkësia Ndërkomëbtare ka interesa strategjike të përbashkëta me Kosovën, për të cilat duhet të ketë parlament dhe qeveri.

“Disa prej tyre janë vazhdimi i dialogut me Serbinë, ngritja e Gjykatës Speciale, krijimi i forcave të armatosura, ligji për ata që luftojnë në vende të huaja dhe një listë e gjatë detyrash për qeverinë dhe parlamentin e ri”.

Ambasadorja amerikane ka folur edhe për radikalizmin islamik në Kosovë ku ka bërë thirrje për përpjekje të gjithashme nga qeveria dhe shoqëria për përballimin e këtij fenomeni.

"Është pa dyshim diçka me të cilën duhet të merret qeveria dhe parlamenti i ri, përfshirë kalimin e ligjit për pjesëmarrje në luftra të huaja, që u miratua vetëm në leximin e parë në parlament, por pa u miratuar përfundimisht. Ky është një ligj i rëndësishëm. Mendoj se në të ardhmen, veçanërisht me arrestimet e fundit, apo pamjet makabre që kemi parë nga ISIS, pamje barbare dhe çnjerëzore, në Kosovë është krijuar një hapësirë e re për një debat më të madh mbi këto çështje", është shprehur Jacobson.

Jacobson, në intervistën për ‘Zërin e Amerikës’ ndër tjerash ka folur edhe për Gjykatën e Posaçme, duke thënë se Kosova duhet të kalojë përmes këtij procesi që të mbyllet ky kapitull i historisë së saj.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG