Ndërlidhjet

Jahjaga fton deputetët të gjejnë zgjidhje për konstituimin e Kuvendit


Atifete Jahjaga, foto nga arkivi
Atifete Jahjaga, foto nga arkivi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cilëson si "obligativ për të gjithë, sepse garanton një proces kredibil dhe të drejtë dhe siguron edhe funksionimin e shtetit të së drejtës".

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë Partisë Demokratike të Kosovës që të zgjedhë kryetarin e Kuvendit, pasi shpalli të pavlefshme zgjedhjen e bërë më 17 korrik, në seancën konstituive të institucionit ligjvënës.

Zëdhënësi i presidentes, Arbër Vllahiu, ka cituar zonjën Jahjaga t'u ketë bërë "thirrje deputetëve të Kuvendit te Kosovës që të gjejnë zgjidhje në përpjekje për të konstituuar institucionin qe përfaqëson interesat e qytetarëve të vendit, me votën e të cilëve edhe është zgjedhur".

"Kultura demokratike dhe pjekuria politike do të ndihmojë në uljen e tensioneve qe mund të reflektojnë edhe tek qytetarët e vendit, të cilët kanë treguar qetësi, pjekuri dhe dinjitet pergjatë gjithë procesit".

"Në respektim të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, dhe të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke luajtur në vazhdimësi rolin e garantuesit të funksionimit demokratik të institucioneve dhe të unitetit të popullit, presidentja do të veprojë në përputhje me mandatin e saj dhe në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese", ka thënë zoti Vllahiu për Radion Evropa e Lirë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG