Ndërlidhjet

SHBA: Shtatë vende, përfshirë Shqipërinë, dërgojnë armë në Irak


Chuck Hagel
Chuck Hagel

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, ka thënë se shtatë vende, së bashku me Shtetet e Bashkuara, kanë shprehur përkushtim për dërgimin e “armatimit dhe pajisjeve që urgjentisht u duhen” forcave kurde, të cilat po luftojnë kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak.

Në deklaratën e mbrëmshme të zotit Hagel, përmenden Shqipëria, Britania, Kanadaja, Kroacia, Danimarka, Italia dhe Franca.

Dje më herët gjatë ditës, presidenti i rajonit gjysmë autonom kurd, Masud Barzani, tha se Irani ka dërguar armatim dhe municion për forcat kurde Peshmerga.

Barzani tha se “Irani ishte vendi i parë që ka dërguar armatim” për kurdët në Irak.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG