Ekspertët e ekonomisë në Maqedoni vlerësojnë se politikat e gabuara ekonomike janë ata që kanë imponuar rebalancin e e fundit të buxhetit, duke shtuar se ky vit edhe kundrejt premtimeve nga krerët shtetëror, nuk do të sjellë stabilitet ekonomik, investime të huaja e aq më pak punësime të reja.
“Arsyeja kryesore se pse po ndodh kjo gjë, është si rezultat i asaj se pikërisht para fushatës zgjedhore, Qeveria e Maqedonisë në emër të investimeve kapitale, rreth 110 milionë euro nga 270 milionë, aq sa ishin të parapara për tërë vitin. Sigurisht se rishikimi i buxhetit ishte një nevojë e patjetërsueshme, do të duhej të ndeshej, respektivisht tani po ballafaqohet”, thotë Arben Halili, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.
“Në asnjë mënyrë nuk mund të flitet se rishikimi i buxhetit bëhet si rezulat i destinimit të mjeteve financiare, respektivisht për të investuar në përmirësimin e kushteve në infrastrukturë, sepse nga ajo që ne mund të shohim, në infrastrukturë nuk punohet pothuajse askund”, shton Halili.
Ndërkohë, Zoran Vitanov, ekspert i ekonomisë, i ka quajtur broçkulla pretendimet e qeverisë, se rebalanci bëhet me qëllim për të investar në infrastrukturë.
“Nëse rebalansi do të ishte vërtetë për të investuar në infrastrukturë, kjo do të ishte në regull, por ne pamë se kryeministri Nikolla Gruevski atje ku preu shiritin e kuq, në aksin rrugor drejt Gjevgjelisë, investimi është vetëm pesë milionë euro, e për pesë milionë është mëse e qartë për çdo ekonomist se nuk ka nevojë për rebalans të buxhetit”.
“Rebalansi bëhet përshkak të shlyerjes së borxheve nga ajo, siç e quaj unë, të votave të blera gjatë zgjedhjeve, sepse siç e dimë gjatë zgjedhjve të fundit më shumë vota pushteti fitojë nga pensionistët dhe administrate, ngase ata drejtpërdrejtë janë të varur nga qeveria”, vlerëson Vitanov.
Nga ana tjetër, Arben Halili thotë se me ndryshimet e fundit ligjore, ngufatet bizensi i kompanive të vogla të cilat edhe ashtu mezi mbijetojnë, si pasojë e arkës së zbrazët shtetërore, e cila nuk arrin të stabilizohet finaciaisht as me ribalanc të buxhetit.
“Fatkeqësisht me këto ndryshimet e fundit ligjore, me të cilat parashihet tatim edhe për kompanitë të cilat kanë qarkullim vjetor më pak se 16 mijë euro, edhe kundrejt asaj se qeveria proklamohet se është pro mbështejes së biznesit të vogël ose atij familjar, të njëjtin e ngarkon me të dala ose taksa shtesë, një biznes që akoma nuk mund të qëndrojë në këmbë të sigurta”, shprehet Halili.
Ndryshe, mjetet finaciae nga mini-ribalanci i buxhetit, i cili arrin rreth 2 për qind nga të ardhurat dhe shpenzimet e përgjithshme, ministri i Financave të Maqedonisë, Zoran Stavreski, ka theksuar se do të destinohen për intensifikimin e punimeve të Koridorit 10, ndërsa do të ketë edhe mjete shtesë edhe në pjesën e të ardhurave sociale.
Stavreski më pas ka theksuar se ribalanci i buxhetit të Maqedonisë edhe më tej do të mbetet në zonën e stabilitetit fiskal dhe do të sigurojë realizim pa pengesë të të gjitha projekteve të parapara në Programin e Qeverisë.
Ai ka potencuar se për dallim prej disa vendeve, nga Serbia dhe Portugalia, të cilat e ulën pagën për 10 për qind, në Maqedoni jo vetëm që nuk ka ulje të pagave dhe pensioneve, por përkundrazi paga e tetorit e administratës publike do të rritet për 5 për qind, siç u paralajmërua, ndërsa pas Viti të Ri do të ketë edhe rritje e pensioneve