Ndërlidhjet

Nimic: Nuk negocohet identiteti, vetëm emri


Metju Nimic
Metju Nimic

Mandati i OKB-së është shumë i qartë, në asnjë rast nuk bëhet fjalë për negocimin e identitetit të kombësisë maqedonase por pjesë e negociatave është vetëm çështja e emrit, është shprehur Metju Nimic, pas takimit që ka realizuar me kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski.

I pyetur nga gazetarët si do të bind Greqinë se nuk bisedohet për çështje të identitetit maqedonas, ndërmjetësuesi i OKB-së tha se identiteti është i panegociueshëm.

“Njerëzit kanë identitetin e tyre dhe për këtë nuk zhvillohen negociata, por atë e ndërtojnë veprat dhe kultura e popullit”, ka theksuar Nimic.

Ndërkohë, duke u përgjigjur në pyetjen se kësaj radhe a mund të flitet për ndonjë përparim konkret që do të çonte kah zgjidhja, zyrtari i lartë i OKB-së Metju Nimic tha se megjithëse se kësaj radhe nuk ka sjellë ndonjë propozim konkret dhe njëherësh nuk ka dëgjuar një gjë të tillë gjatë bisedimeve me zyrtarët e lartë të Maqedonisë, ai bisedimet dyditëshe i ka cilësuar si shumë konstruktive dhe thelbësore.

“Status quo është staus quo, përderisa nuk kemi një zhvillim konkret në këtë drejtim, unë kësaj radhe në Shkup nuk kam sjellë ndonjë propozim të ri dhe njëherësh më duhet të theksoj se gjatë bisedimeve nuk mu prezantua ndonjë pozicion i ri nga ana e qeverisë, por megjithatë do të theksoj se kishim bisedime thelbësore", është shprehur Nimic.

Ai shtoi se përfshirja e më shumë faktorëve lë hapësirë që edhe pala greke të dëshmojë më shumë konstruktivitet.

“Zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë e synojnë shumë shtete, përfshirë këtu SHBA-të dhe Gjermaninë. Kjo çështje duhet të zgjidhet pavarësisht zhvillimeve tjera nëpër botë. Problemet duhet të zgjidhen në kohë e jo t'i lihen kohës”, është shprehur ndërmjetësuesi i OKB-së gjatë qëndrimit në Shkup, prej ku është nisur për në Athinë.

Ndryshe, Nimic të martën është takuar edhe me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov ku kanë qenë të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Popovski, si dhe përfaqësuesi i Republikës së Maqedonisë në procesin e negociatave, Vasko Naumovski, me ç'rast nga pala maqedonase është theksuar gatishmëria për takime në nivel më të lartë dhe për dialog më intensiv.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG