Ndërlidhjet

Legjendat greke, të vërteta apo mite?


Athinë...
Athinë...

Kultura dhe legjendat e Greqisë antike, kanë lënë një trashëgimi të pashlyeshme në gjuhën dhe edukimin e sotëm, përfshi edhe politikën, filozofinë, artin dhe shkencën.

Referenca klasike të mijëra viteve më parë, vazhdojnë të paraqiten. Por, cila është origjina e këtyre ideve?

A ka ekzistuar me të vërtetë Kali i Trojës?

Historia e Kalit të Trojës për herë të parë përmendet në Odisenë e Homerit, një këngë epike e shkruar diku në vitin 750 para Erës së Re, që përshkruan pasojat e luftës së Trojës, që është zhvilluar 500 vjet para kësaj kënge.

Pas rrethimit të Trojës, për 10 vjet pa sukses, ushtria greke u largua nga muret e qytetit, duke u bërë kinse po largohet për në shtëpi, duke e lënë pas një kali gjigant të drurit, si dhuratë për perëndeshën Athina.

Trojanët, të triumfuar, futën kalin brenda mureve të Trojës, dhe kur nata zbriti, ushtarët grekë që ishin futur brenda kalit, dolën nga ai dhe shkatërruan qytetin.

Evidenca arkeologjike tregon se qyteti i Trojës padyshim ishte djegur, por kali është një fabul e shpikur, me siguri e inspiruar nga veshjet e atëhershme me lëkurë të kalit, për t’u mbrojtur nga shigjetat me zjarr.

Homeri është një nga poetët më të mëdhenj të Greqisë antike. A ka ekzistuar ai njëmend?

Jo vetëm që Kali i Trojës është një përrallë, por ekzistimi i vetë Homerit shumë shpesh është vënë në dyshim. Supozohet që këngët që janë të shkruara nën emrin e Homerit, Iliada dhe Odiseja, janë kompozuar gojarisht, të pashkruara, diku rreth shekullit të tetë para Erës Sonë, si fryt i një tradite që shkon shekuj më parë.

Derisa paraardhësit nuk kanë dyshim se Homeri ka qenë një person ekzistues, asgjë e sigurt nuk dihet për të.

A ka ekzistuar një shpikës i vetëm i alfabetit?

Data i atribuohet shkrimeve nga epikat homerike, që është e lidhur me provat më të hershme për ekzistencën e shkrimit grek në shekullin e 8 para Krishtit.

Grekët e dinin se alfabeti i tyre (më vonë i huazuar nga romakët për të bërë alfabetin perëndimor) është përshtatur nga ajo e Phoenicians, një komb i afërt lindore që letër-sekuencat e tyre filluan me "aleph bet ".

Fakti se përshtatja ishte uniformë në të gjithë Greqinë, ka sugjeruar se ka pasur një përshtatës të vetëm dhe jo disa. Tradita greke emrin ia vuri përshtatësit “Palamedes”, që i bie vetëm "njeri i mençur i vjetër".

Palamedes thuhet gjithashtu se ishte shpikësi i numrave, monedhës dhe lojërave të tavolinës.

A e ka shpikur Pitagora me të vërtetë Teoremën e Pitagorës?

Është e dyshimtë nëse Pitagora (570-495 para Krishtit) ishte me të vërtetë një matematikan. Nxënësit ende mësojnë të ashtuquajturën Teorema e Pitagorës, rreth katrorit mbi hipotenuzë (a2 + b2 = c2). Por, Babilonasit dinin këtë ekuacion shekuj më parë, dhe nuk ka dëshmi se Pitagora e ka zbuluar ose provuar atë.

Në fakt, edhe pse hetimet e vërteta matematikore janë ndërmarrë nga Pythagoreanët më vonë, të dhënat tregojnë se Pitagora ishte një mistik i cili besonte se numrat përbëjnë bazën e çdo gjëje.

Çfarë i shtyu grekët që të shpikin paratë?

Mund të duket e qartë se për ne, komercialiteti do të kishte shtyrë shpikjen e parave. Por, qeniet njerëzore kanë kryer tregti mijëra vjet me shkëmbim të mallrave. Ende nuk është e sigurt nëse ekonomia e parë monetare në botë u ngrit në Greqinë e lashtë, thjesht për të lehtësuar transaksionet e tilla.

Richard Seaford ka argumentuar se shpikja e parave doli nga psikika e thellë e grekëve. Ai është i lidhur me nocionet e shkëmbimit reciprok dhe obligimi i cili depërtoi shoqëritë e tyre; ajo reflekton dallimet filozofike mes vlerës së përballur dhe vlerës së perceptuar; dhe kjo është një instrument politik, pasi që shteti është i detyruar të veprojë si garantues i vlerës monetare.

Instrumentet dhe institucionet financiare - monedhat, kontratat, bankat, kreditë dhe borxhet - janë zhvilluar në shumë qytete greke nga shekulli i 5-të para Krishtit, me Athinën në ballë.

Si ishin Spartanët?

Ligjvënësi legjendar spartan Lycurgus kishte dhënë urdhër të prerë që spartanët duhet të përdorin vetëm hekurin si monedhë.

Kjo histori mund të jetë pjesë e idealizimit se spartanëve të lashtë si shoqëri luftarake, ishin të përkushtuar për epërsi ushtarake.

Ndërsa, Sparta klasike, nuk i bëri monedhat e veta, ajo përdorte argjend të huaj, dhe disa udhëheqës Spartan ishin tejet të prirë për ryshfet.

Si trajtoheshin sekretet e Kulteve Misterioze të Greqisë?

Sekretet ruheshin ashpër, dhe dënimet ishin të rënda dhe bëheshin për të gjithë ata që zbulonin ato. Nismëtarët e kishin për obligim të kryenin ritualet dhe të thoshin fjalëkalime të zbuluara.

Gërmimet kanë zbuluar varret që përmbajnë fjalëkalime dhe udhëzime të shkruara në fleta të holla ari, si memorandume për robërit e vdekur

Si u bënë teatrot?

Origjina e teatrit është një çështje shumë e debatuar. Një traditë tregon se aktori Thespis, luajti një rol dramatik për herë të parë rreth vitit 532 para Krishtit.

Aristoteli (384-322 p.e.s) supozoi se tragjedia kishte filluar me këngët rituale (dithyrambs) dhe të gjithë kërcenin në nder të “Dionisit”, ndërsa komedia doli nga shfaqjet e këqija.

Çfarë e shtyu Sokratin të bëhet filozof?

Sokrati, që jetoi në vitin 469-399 para Krishtit, mund t’i jetë endur mendja nëpër re, dhe u portretizua në komedinë e Aristophanes, ssi qesharak.

Përshkrimi i parë i Sokratit, është në kohën kur ai ishte rreth 30 vjeç, dhe përshkruhet si një veprimtar.

Ai shërbeu në një fushatë ushtarake në Greqinë e veriut në vitin 432 p.e.s, dhe gjatë një beteje brutale, ai shpëtoi jetën e shokut të tij të dashur Alcibiades.

Më pas ai kurrë nuk u largua nga Athina, dhe e kaloi kohën e tij duke u përpjekur për të marrë mendimet e athinasve për të shqyrtuar jetën dhe mendimet e tyre.

Derisa ai nuk ka shkruar vetë asgjë, imazhin tonë më të fortë të Sokratit si një filozof, e kemi nga bisedat me nxënësin të tij të përkushtuar, Platonin, nxënës i të cilit, Aristoteli, ishte tutor i Aleksandrit, princit të Maqedonisë.

A ishte Aleksandri i Madh i Maqedonisë, vërtetë i madh?

Aleksandri (356-323 p.e.s) do të bëhej një nga ushtarët më të mëdhenj që bota i kishte parë.

Sipas të dhënave antike, megjithatë, ai ishte trupvogël, pinte shumë alkool, i pasjellshëm, kishte zë të hollë dhe kishte temperament impulsiv, që shpesh e shtynte të vriste miqtë e tij.

Por, suksesi i tij ushtarak u shqua si madhështor, dhe në sytë e botës antike, që ishte e përkushtuar në luftë dhe pushtin, ishte më se e nevojshme t’i jepet titulli “i madh”.

*Kjo analizë u shkrua nga Dr. Armand D'Angour, profesor i klasikes në Universitetin e Oksfordit, dhe u publikua në BBC.

Përgatiti: Gresa Kraja

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG