Ndërlidhjet

Mungesë vaksinash në qendrat e mjekësisë


Ilustrim
Ilustrim

Çdo vit, vaksinimi shmang rreth 2 deri 3 milionë vdekje të fëmijëve nga sëmundjet vdekjeprurëse.

Imunizimi në Kosovë, sipas zyrtarëve shëndetësorë, është njëra nga pikat më të ndritshme në sistemin e shëndetësisë.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Ferid Agani, pati bërë të ditur se në të ardhmen në Kosovë, përmes politikave shëndetësore po synohet që të mbrohet shëndeti publik përmes imunizimit, jo vetëm te fëmijët, por edhe te të rriturit.

Por së fundmi, në gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare po mungojnë vaksinat.

Këtë e tha qytetarja Myzafere Jashari, e cila ka dashur ta vaksinojë vajzën e saj, por që në mungesë vaksinash ka qenë e pamundur.

"Arsyeja pse më ka mbetur vajza pa u vaksinuar është mungesa e vaksinave. Në Qendrën e Shëndetit në Bregun e Diellit, aty ku edhe i vaksinoj fëmijët, më kanë thënë që nuk ka vaksinë. I kam pyetur edhe në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare, por edhe në Kalabri, por as në këto dy qendra nuk ka vaksina. Një infermiere më ka thënë se deri në shtator nuk vinë vaksina, pra në gjitha qendrat po mungojnë vaksinat", u shpreh Jashari.

Por Nexhmendin Hoti, mjek në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se tash për tash mungojnë disa vaksina, por që sipas tij kjo nuk ka peshë, për shkak se fëmijët do të vaksinohen posa të furnizohet kjo qendër.

"Nuk ka për momentin, por besoj që në fund të gushtit i marrim. Unë them se ajo nuk çon peshë, për shkak se ne prapë arrijmë t'i vaksinojmë fëmijët. Fluksi i pacientëve që vaksinohen është rreth 30 fëmijë gjatë ditës. Ndërkaq në gjithë Prishtinën vaksinohen rreth 300 fëmijë në ditë", bëri të ditur Hoti.

E epidemiologia Isme Humolli nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik thotë se për shkak të ndërrimit të kalendarit të vaksinimit në mënyrë ligjore ka ardhur deri te një vonesë, pasi që Fond it të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF nuk ka mundur të sigurojë vaksinat.

Por, ajo shton se kjo nuk është aspak shqetësuese pasi vaksinat përsëriten për disa herë me radhë, dhe ato fëmijët tashmë i kanë në trupin e tyre.

"Ajo çka është e rëndësishme për vaksinimin për vitin 2014, Kosova gjatë vitit 2013 ka bërë ndërrimin e kalendarit të vaksinimit në mënyrë ligjore, ku në vend të vaksinës së gjallë të paralizës së fëmijëve ka futur vaksinën e vdekur të paralizës së fëmijëve që është një ndër parakushtet për radikimit të tërësishëm të virusit të egër të paralizës".

"Për shkak të këtij ndërrimi ka ardhur deri te disa vonesa, jo mungesa. Kjo për shkak se UNICEF nuk ka mundur ta sigurojë vaksinën e vdekur të paralizës. Për momentin është çështje e një muaji të mungesës së vaksinës difterisë, tetanus e cila do të vjen në Kosovë me 21 korrik", bën të ditur Humolli.

Sidoqoftë Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët, UNICEF në Kosovë ka përkrahur në vazhdimësi Ministrinë e Shëndetësisë në sigurimin e vaksinave për programin e zgjeruar të imunizimit.

UNICEF-i vazhdon të ofrojë vaksina me çmime më të lira, të cilat sigurohen nga prodhuesit e parë të kualifikuar nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG