Ndërlidhjet

Militantët vranë së paku 160 persona në Tikrit


Fotografi ku besohet se shihen militantët e "Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanti" (ARKIV)
Fotografi ku besohet se shihen militantët e "Shtetit Islamik të Irakut dhe Levanti" (ARKIV)

Luftetarët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” kanë ekzekutuar së paku 160 persona të marrë peng në qytetin verior të Irakut, Tikrit.

Ky njoftim është bërë nga organizata, “Human Rights Watch”.

Organizata me bazë në SHBA që merret me të drejtat e njeriut ka thënë se luftetarët e grupit që janë fraksion i Al Kaidës ka vrarë mes 160 deri në 190 persona në dy lokacione të Tikritit, vetëm tre ditë pasi e kanë marrë nën kontroll këtë qytet më 11 qershor.

HRW gjithashtu ka thënë se numri i viktimave mund të jetë “shumë më i lartë”, por vështirësia për të lokalizuar trupat e pajetë dhe çasja në terren ka parandaluar hetimin e plotë të situatës.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti kanë thënë se kanë ekzekutuar 1700 pjesëtarë Shiia të ushtrisë irakiane në Tikrit, ndërsa fotografitë nga ekzekutimi i kanë postuar në faqen e tyre në internet.

Ky grup i militantëve Sunni dhe grupe të tjera aleate kanë marrë nën kontroll pjesë të mëdha të territorit në veri dhe perëndim të Irakut.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG