Ndërlidhjet

Thaçi: Partia fituese do të respektojë Kushtetutën


Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kryeministri në largim, Hashim Thaçi, ka thënë se partia fituese dhe koalicioni do të vazhdojnë duke respektuar në plotëni Kushtetutën dhe ligjet, për të implementuar vullnetin e sovranit, rezultatin zgjedhor të 8 qershorit.

“Edhe një herë u dëshmua se në zgjedhjet e 8 qershorit, Kosova dëshmoi pjekurinë e lartë politike, pjekuri të lartë për zhvillimin e demokracisë dhe dërguam mesazhin e qartë dhe shumë të besueshëm për miqtë tanë ndërkombëtarë”.

“Prodhuam argument të fuqishëm për mbështetje edhe më të madhe prej të gjithë partnerëve tanë, se në Kosovë po zhvillohet dhe po vepron demokracia, se zgjedhjet ishin fer, të lira, demokratike, transparente, të standardit më të lartë ndërkombëtar, të pranuara nga i gjithë spektri politik, të vlerësuara lart prej Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka thënë pos tjerash Thaçi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG