Derisa kryengritësit sunitë kanë marrë territore në veri të Irakut, kryeministri Nuri al-Maliki ka mirëpritur vullnetarë që i janë bashkuar ushtrisë, në përpjekje për të rikthyer tokat e humbura.
Por, skenat e qytetarëve të zakonshëm që ua kanë mësyrë qendrave të rekrutimit në Bagdad, janë vetëm një pjesë e imazhit që tregon se nga vijnë përforcimet.
Burim i vërtetë i tyre janë milicitë shiite, të cilat tashmë kanë mijëra luftëtarë të trajnuar dhe janë të gatshëm që menjëherë të luftojnë përkrah njësiteve ushtarake.
Përfshirja e tyre shtron pyetjen se a do ta ndihmojnë milicitë shiite Irakun që të frenojë kryengritësit sunitë apo do ta sjellin vendin më pranë një lufte civile sektare?
Të dyja mundësitë janë tashmë në dukje në Samara, rreth 100 kilometra më veri të Bagdadit.
Phillip Smyth, analist nga Uashingtoni, thotë se miratimi që u ka dhënë Maliki milicive shiite, të cilat mbrojnë Samaran kundër grupit Shteti Islamik i Irakut dhe Levant, mund të jetë një shenjë e keqe për të ardhmen.
“Kjo e bën këtë më shumë një luftë midis sunitëve dhe shiitëve”, thotë ai.
Gjërat i komplikojnë më tej edhe dy faktorë.
Njëri është fakti se milicitë janë më të trajnuara dhe me më përvojë në luftimet në rrugë sesa ushtria kombëtare, çfarë i bën ato udhëheqëse të luftës së qeverisë për të rikthyer territoret e humbura.
Tjetri është fakti se shumë milici shiite, të pajisura mirë, mbështeten nga Irani. Irakianët sunitë thonë se Irani përpiqet të ndërtojë një shtet shiit në Irak. Ata thonë se qëllimi i tyre është të mbrojnë komunitetin sunit nga dominimi shiit.
Kleriku shiit, Ajatollah Ali al-Sistani, u ka bërë thirrje vullnetarëve që t’i bashkohen ushtrisë së Irakut dhe ta mbrojnë vendin si të tërë.
Por, milicitë radikale shiite dhe ato më të efektshmet në luftimet në rrugë janë ato që i shohin gjërat në terma sektarë. Shumë nga to, në vitet e fundit, kanë dërguar luftëtarë në Siri për të mbështetur Damaskun, në atë që ata e shohin si luftë më të madhe rajonale midis dy degëve kryesore të Islamit.
Milicitë shiite si, Asaib Ahl Haq dhe the Kata'ib Hebollah, kanë qenë aktive në goditjen e qeverisë mbi militantët sunitë në lindje të Irakut.
Rasti më i keq ka qenë në mars, kur forcat e sigurisë dhe anëtarët e grupit Asaib Ahl Haq kanë vrarë 23 njerëz në qytetin Bohruz të provincës Diala.
Analistët thonë se Maliki tani ka pak zgjedhje dhe se do të përdorë grupet e njëjta në luftën e tij kundër Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit.
Ayham Kamel, analist nga Londra, thotë se forcat vullnetare, nëse kontrollohen në mënyrë të duhur, mund të jenë ndihmesë për Bagdadin për të rikthyer shpejt kontrollin e zonave të përziera etnikisht në provincat përreth Bagdadit.
Një sukses i shpejtë do të nënvizonte aftësinë e qeverisë për të mbrojtur kryeqytetin dhe për të siguruar popullsinë e shqetësuar.
Por, ai paralajmëron se çdo përpjekje për të përdorur milicitë për të rikthyer kontrollin e zonave me shumicë sunite në veri, do të dështojë.
“Çdo pjesëmarrje e milicive shiite në veriun ekstrem të Irakut do të ishte kundërproduktive, pavarësisht stilit të tyre apo integrimit të tyre në agjencitë shtetërore”, thotë Kamel.
Hapësira për komrpomis ekziston sepse shumica e sunitëve nuk e pëlqejnë fundamentalizmin ekstrem të Shtetit Islamik të Irakut.
Analistët thonë se kundërshtimi i qeverisë me shumicë shiite nga ana e sunitëve të moderuar ka më shumë të bëjë me, siç thonë, margjinalizimin dhe represionin në rritje kundër komunitetit të tyre, sesa me ankesat e kryengritësve.
Represioni ka përfshirë shtypjen e protestave paqësore dhe sulmet kundër figurave kryesore sunite.(v.tela)