Ndërlidhjet

Tahiri: Operacion i gjërë kundër kriminelëve në Lazarat


Pamje nga fshati Lazarat në Shqipëri
Pamje nga fshati Lazarat në Shqipëri
Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, tha se po zhvillohet një operacion i gjërë në Lazarat.

“Një operacion i gjërë po zhvillohet kundër kriminelëve në Lazarat dhe ne jemi të përkushtuar për ta përfunduar atë”, u tha ministri Tahiri gazetarëve në Tiranë.

“U bëjë thirrje banorëve të Lazaratit që të distancohen nga kriminelët”, tha Tahiri ddhe shtoi se “ne po luftojmë kundër mafias dhe kriminelëve të organizuar, të cilët janë bërë të pasur në kurriz të shtetasve të sinqertë”.

Policia e ka publikuar një listë me emrat e 26 vetëve, që janë shpallur të kërkuar, për shkak të të shtënave kundër oficerëve në Lazarat.

Trafikantët e dyshuar të drogës në Shqipëri sot kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur granata kundër policisë, e cila ishte përpjekur të hynte në këtë fshat, i njohur për prodhimin masiv të kanabisit, kanë thënë autoritetet.

Policia tha se së paku 500 pjesëtarë të saj janë përpjekur të hyjnë në Lazarat, që është 240 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana, sipas urdhërit për t’i shkatërruar rezervat e drogës në këtë fshat.

Por, pjesëtarët e policisë ishin cak i të shtënave me armatim të rëndë, përfshirë raketat kundër tankeve.

Sipas policisë së Italisë, në këtë fshat të Shqipërisë prodhohen 900 tonelata të kanabisit çdo vit, në vlerë prej 4.5 miliardë eurosh, që është pothuajse sa gjysma e GDP-së së Shqipërisë, raporton AFP nga Tirana.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG