Ndërlidhjet

Të gjitha opsionet e hapura për Irakun


Kjo pamje është marrë nga web faqja xhihadiste Welayat Salahudin më 11 qershor. Në të shihet një militant i ISIL-it, duke valëvitur flamurin e kësaj organizate në një postbllok në provincën Salahudin. Foto: AFP
Kjo pamje është marrë nga web faqja xhihadiste Welayat Salahudin më 11 qershor. Në të shihet një militant i ISIL-it, duke valëvitur flamurin e kësaj organizate në një postbllok në provincën Salahudin. Foto: AFP
Në një seancë dëgjimore, senatorët amerikanë kanë thënë se duhet të shqyrtohen të gjitha opsionet për të ndaluar dhunën në Irak.

Megjithatë, senatori republikan, Lindsey Graham, ka thënë se vendimin duhet ta marrë presidenti.

“Nëse ai beson se është e nevojshme të përdoret forca ajrore për të ndryshuar ekuacionin e fushëbetejës, unë do ta mbështesja”, ka thënë Graham.

Shteti Islamik i Irakut dhe Levantit, grup i lidhur me Al Kaidën, ka marrë këtë javë kontrollin e qyteteve kryesore në Irak, përfshirë Mosulin dhe Tikritin, dhe ka kërcënuar se do t’ia mësyjë Bagdadit.

Grupi militant ka nën kontroll edhe disa territore në verilindje të Sirisë dhe është zotuar se do të krijojë një shtet islamik në të dyja anët e kufirit.

“Pyetja për SHBA-në është: A brengoset nëse Shteti Islamik i Irakut dominon Sirinë dhe Irakun, ose ndonjë pjesë të tyre? Unë mendoj se po. Është një skenar shumë i keq për ne. Mendoj se ndikon direkt në sigurinë tonë dhe se do ta çojë rajonin në kaos”, ka theksuaar Graham.

Senatori tjetër republikan, John McCain, ka thënë se presidenti Barack Obama “duhet hequr qafe” të gjithë ekipin e tij të sigurisë dhe të sjellë gjeneralin David Petraeus dhe ata që “kanë fituar konfliktin në Irak”.

“Për shkak se presidenti i Shteteve të Bashkuara e deklaron një konflikt të mbyllur, nuk do të thotë se ai është i mbyllur në sytë e armikut. Konfliktet mbarojnë kur armiku mposhtet. Lufta në Irak nuk ka mbaruar, sepse forcat kundër Irakut dhe brenda Irakut, nuk kanë qenë të mundura”, ka deklaruar McCain.

Për zgjidhjen e situatës, ai ka thënë se ka shumë opsione dhe se sulmet ajrore mund të jenë ose mund të mos jenë pjesë e tyre.

Të mërkurën, presidenti Obama ka deklaruar se të gjitha opsionet janë të hapura për të ndihmuar Irakun që t'i luftojë militantët islamikë.

Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara kanë “hise” për të siguruar se xhihadistët nuk krijojnë terren të përhershëm në Irak ose në rajon.

“Iraku do të ketë nevojë për më shumë ndihmë, për më shumë ndihmë nga ne dhe nga komuniteti ndërkkombëtar”, ka thënë Obama, por nuk ka specifikuar se çfarë ndihme është i gatshëm të ofrojë Uashingtoni.

Nancy Pelosi, lidere e pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, ka thënë:

“Departamenti i Shtetit ka thënë se ne jemi duke furnizuar me ca armatim qeverinë e Nuri al-Malikit. Nuk mendoj se ka oreks ne vendin tonë që të angazhohemi më shumë në ndonjë aktivitet ushtarak në Irak”.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka bërë thirrje për një “dialog gjithëpërfshirës kombëtar” në Irak dhe nuk ka shqyrtuar asnjë veprim kundër militantëve islamikë.

I dërguari i OKB-së në Irak, Nickolay Mladenov, ka thënë përmes video-konferencës se “nuk ka rrezik të menjëhershëm për përhapjen e dhunës në Bagdad”.

Militantët islamikë kanë avancuar të premten edhe në qytetet Sadia dhe Xhalavla të provincës Diala. (v.tela)
Ushtria e Irakut lë Mosulin
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:46 0:00

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG