Ndërlidhjet

DNV: Proces i rregullt, me pak parregullsi


Ilustrim
Ilustrim
Koalicioni i Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim, të cilët kanë monitoruar zgjedhjet 2014, kanë vlerësuar një proces të rregullt dhe shumë më të mirë sesa zgjedhjet parlamentare të vitit 2010.

Parregullsitë të evidentuara nga ky koalicion, sipas Demokracisw në Veprim, kishin rënë ndesh me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë dhe me praktikat më të mira elektorale.

Petrit Zogaj, përfaqësues i organizatës “FOL”, pjesë e Koalicionit Demokracia në Veprim në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se pa rregullsitë e evidentuar nga vëzhguesit kanë qenë të vogla dhe nuk kanë dëmtuar procesin zgjedhor.

“Në përgjithësi procesi ka qenë i rregullt, larg më i mirë sesa i vitit 2010, por edhe më i mirë se sa procesi zgjedhore i vitit 2013. Është krijuar një standard dhe ky standard është respektuar, ka pasur disa parregullsi të vogla të cilat sipas nesh nuk e kanë dëmtuar imazhin e përgjithshëm, dhe nuk kanë devijuar vullnetin e qytetarëve për të zgjedhur”, thotë Zogaj.

Votimet familjare, fotografimi i votës, presion votuesve për kënd të votojnë, mungesa e materialit sensitiv, janë vetëm disa nga pa rregulluesit të cilët janë raportuar nga vëzhguesit e këtij koalicioni të Organizatave Joqeveritare.

Raste të votimeve familjare si një nga format më të shprehura në proceset elektorale në Kosovë janë raportuar edhe në këto zgjedhje, ishin raportuar rreth 4000 mijë raste të votime familjare. Fotografimi i votës edhe përkundër që është veprim i ndaluar ka pasur raste të raportuara.

Derisa, qytetarët në fushatën “Voto dhe Vëzhgo”, kishin dërguar mbi 13 mijë mesazhe, ku kishin raportuar për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, e që shumica e mesazheve të dërguara kishin të bëjnë më një proces të rregullt.

Ndryshe, zgjedhjet e parlamentare të 12 dhjetorit 2010 ishin konsideruara me më shumë parregullsi. Prokuroria Komunale e Prishtinës në atë kohë kishte pranuar 160 lëndë nga të cilat kishte ngritur aktakuzë për 147 persona për vepër penale mashtrim në votim

Derisa, zgjedhjet e vitit 2014, sipas Petrit Zogaj, përfaqësues i organizatës “FOL”, kanë qenë më të lira, të organizuara dhe të kontrolluara mirë edhe nga institucionet përgjegjëse të sigurisë dhe prokurorisë.

“Këto zgjedhje përfunduan edhe më një mesazh të qartë edhe nga partitë politike se këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje të vjedhura dhe se këto zgjedhje patën standarde dhe ndërtuan standarde”, shton Zogaj.

Zgjedhjet e parlamentare, i ka karakterizuar edhe numri i madh i vëzhguesve. Rreth 40 mijë sosh kanë mbikëqyrur votimet e 8 qershorit.

Koalicioni i Organizatave Joqeveritare Demokracia në Veprim kishte 2,600 vëzhgues në terren dhe ekipe mobile.

Procesi zgjedhor 2014 është monitoruar edhe nga vëzhgues të Bashkimit Evropian dhe disa ambasada të vendeve të ndryshme në Prishtinë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG