Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
12:33 8.6.2014
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka,
në takimin me gazetarët ka njoftuar se në katër komunat e veriut të Kosovës në votime deri në orën 11:00 kanë dalë gjithsejt 3115 nga 62,737 qytetarë me të drejtë vote.
12:56 8.6.2014
Shefi për media i Qeverisë së Serbisë, Millivoje Mihajlloviq, ka thënë se pret që serbët e Kosovës të dalin masovikisht në zgjedhjet parlmentare dhe në këtë mënyrë të fitojnë sa më shumë vende në Kuvendin e Kosovës.

“Mendoj se serbët do të dalin, se do të jenë pjesë serioze e parlamentit, sepse nga kjo varet e ardhmja e tyre”, ka thënë Mihajlloviq për mediat serbe.

Ai ka thënë se mosuniteti i serbëve në skenën politike të Kosovës nuk është problem vetëm i viteve të fundit dhe u ka bërë thirrje serbëve edhe në jug, edhe në veri të Lumit Ibër që të bashkohen dhe të formojnë një fuqi serioze.

"Kjo nuk do të thotë pranim i shtetit të Kosovës", ka shtuar ai.
13:16 8.6.2014
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tash ka pranuar tri ankesa. Një është bërë nga një qytetare dhe dy të tjera janë bërë nga dy parti turke.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG