Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
13:47 8.6.2014
13:21 8.6.2014
Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka vizituar disa qendra votimi dhe ka ftuar qytetarët të votojnë.

"Duket si një festë dhe është festë kur keni zgjedhje, sepse përmes tyre ju e zgjidhni lidershipin", ka thënë Zbogar. Ndërsa ka ftuar të gjithë të votojnë, Zbogar ka shprehur shpresën që rezultatet do të shpallen shumë shpejt në mënyrë që Kosova të zgjedh qeverinë e re brenda një afati të shkurtë kohor.

Ndërkohë që duke folur për zgjedhjet në veri, Zbogar ka thënë se atje vendvotimet janë hapur, situata është e qetë, por ka një pjesëmarrje më të ulët të votuesve.
13:16 8.6.2014
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se deri më tash ka pranuar tri ankesa. Një është bërë nga një qytetare dhe dy të tjera janë bërë nga dy parti turke.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG