Ndërlidhjet

Live Blog: PDK fiton shumicën e votave

- Partia Demokratike e Kosovës është fituese e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 8 qershor. Ndonëse në një konkurrencë më të ashpër me partitë opozitare, duket se mungesa e një fronti opozitar dhe garimi i opozitës si parti veç e veç e ka ndihmuar PDK-në e Hashim Thaçit që sërish t'i fitojë zgjedhjet parlamentare, duke marrë kështu edhe rastin për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës.

- Para se KQZ të publikonte rezultatet preliminare, PDK ka shpallur fitoren e saj.

- Diku nga mesnata Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e parë kremtues me simpatizantët e saj në Prishtinë. Aty lideri i PDK-së, Hashim Thaçi ka ri-theksuar se partia e tij i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit. Ai ka lavdëruar procesin dhe ka shprehur besimin se këto zgjedhje do të vlerësohen me notë të lartë edhe nga bashkësia ndërkombëtare.
08:02 8.6.2014
Për pjesëmarrje në zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 30 subjekte politike, prej tyre, 18 parti politike, 7 iniciativa qytetare, 1 kandidat të pavarur dhe 4 koalicione me gjithsej 1 mijë e 235 kandidat për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
07:33 8.6.2014
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nëpërmjet mesazhit të veçantë për zgjedhjet e 8 qershorit ka siguruar qytetarët e vendit se do të bëhet çmos që vota e kosovarëve të mbrohet.
07:31 8.6.2014
Për mbarëvajtjen e procesit, nga aspekti i sigurisë është angazhuar Policia e Kosovës.

Ndërkaq për shkak të specifikave të veçanta në veriun e Kosovës, ajo do të ndihmohet edhe nga policia e EULEX-it si dhe nga forcat paqeruajtëse të KFOR-it.

Gjithashtu, edhe organizimi i zgjedhjeve, sado që bëhet sipas ligjeve të Kosovës dhe rregullave të KQZ-së, në veri do të përkujdeset misioni i OSBE-së.
Policia e Kosovës
Policia e Kosovës
07:14 8.6.2014
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka konfirmuar se nga ora 07:00 e mënegjesit deri në 19:00 të mbrëmjes do të hapen 798 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 374 vendvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG