Komisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, paraditen e së mërkurës në Tiranë ka paraqitur raportin e Komisionit Evropian.
“Bazuar në gjetjet e këtij raporti, Komisioni konfirmon rekomandimin e tij se Shqipërisë i duhet dhënë statusi i vendit kandidat”, thuhet në raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
Në këtë raport, është paraqitur ecuria e Qeverisë shqiptare në reformat e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit, reformën në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit të organizuar, implementimit të ligjit për statusin e nëpunësit civil, si dhe implementimin e reformave ekonomike.
Gjithashtu, në raport është vlerësuar vullneti i politikës shqiptare, si Qeverisë ashtu dhe opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat.
Vlerësime në raportin e KE-së janë dhënë edhe për Parlamentin e Shqipërisë, duke theksuar forcimin e rolit të tij mbikëqyrës ndaj institucioneve të pavarura.
Por, raporti vë në pah edhe sfidat e mëtejshme të Shqipërisë në fushat e sipërpërmendura, duke vënë theksin në rinisjen dhe qëndrueshmërinë e dialogut politik ndërmjet Qeverisë dhe opozitës. Ndërkaq, kërkohet një punë konstruktive e bazuar në kompromisin ndërmjet palëve në Parlament, si thelbësore për ecurinë e reformave.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, eurokomisionari për Zgjerim, Stefan Fyle, tha se “gjithëpërfshirja dhe bashkëpunimi janë prioritete kyçe për ecjen përpara. Klima konfrontuese politike e dëmton Shqipërinë. Qeveria dhe opozita duhet të kenë qasje kompromisi”.
Ndërsa, kryeministri Rama falënderoi ministrat e Qeverisë së tij për marrjen e rekomandimit nga KE-ja, dhe kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, si dhe deputeten e Partisë Demokratike të Shqipërisë, ish-ministren e Integrimit në qeverisjen demokrate, Majlinda Bregu.
“Ky progres raport ka një nënvizim shumë të fortë, nuk lë shteg për asnjë dyshim dhe alibi se pse Shqipëria duhet ta marrë statusin e vendit kandidat, është një rekomandimi i pastër pa asnjë presje pas ‘PO’”, deklaroi Rama.
Ndërkaq, sipas së përditshmes britanike “Financial Times” Bashkimi Evropian është i gatshëm të pranojë Shqipërinë si një vend kandidat për anëtarësim.
Sipas gazetës, ka një ndarje të fortë mbi statusin e Shqipërisë, për shkak të frikës ndaj migracionit dhe krimit të organizuar.
“Lëvizja për të pranuar vendin e varfër, me shumicë myslimane është jo e unifikuar, pasi ekziston frika e migracionit dhe krimit të organizuar. Gjermania, Holanda, Britania dhe Franca kundërshtuan kandidaturën e Shqipërisë vitin e kaluar, ndërkohë që vende të tilla si Italia dhe Greqia kanë argumentuar se integrimi i vendeve të Ballkanit do të ndihmojë për të zvogëluar konfliktet sociale dhe politike në rajon”, shkruan në artikullin e saj Financial Times.
Tashmë gjithçka është në gjykimin e 28 vendeve anëtare të BE-së, të cilat do të vendosin nëse Shqipëria do të jetë ose jo vend kandidat për të qenë vend pjesëtar i Bashkimit Evropian.