Ndërlidhjet

Tiranë: Aktivitete në Ditën Kundër Homofobisë


Ndonëse një e shtunë me shi, përfaqësues nga Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT në Shqipëri dhe mbështetës të tyre zhvilluan në Tiranë një paradë me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Rreth 40 persona kanë zhvilluar një pedalim me biçikletë në sheshin qendror të Tiranës, për të promovuar mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinor), në Shqipëri.

Mes tyre ishte edhe zëvendësambasadori i SHBA në Tiranë, Henry Jardine si dhe shtetas të huaj të tjerë.

Altin Hazizaj, drejtues i Ambasadës Pink në Panairin e Tretë të Diversitetit, një tjetër aktivitet me rastin e 17 majit, tha se sot zhvillohet marshi i krenarisë së komunitetit LGBT.

Avokati i Popullit Igli Totozani, i ftuar në këtë panair tha se “Të drejtat e komunitetit LGBT, janë të drejtat e njeriut.”.

Në këtë aktivitet ka folur edhe deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi, e cila u bëri thirrje familjeve që kanë fëmijë homoseksualë, që t’i pranojnë dhe mos t’i paragjykojnë ata.

Ashtu siç ndodhi edhe vitin e kaluar, Komuniteti Mysliman kërkoi një tubim, për të protestuar kundër komunitetit LGBT.

Policia nuk ka lejuar zhvillimin e tubimit të tyre. Forca të shumta policore kanë mbikëqyrur aktivitet e zhvilluara nga organizata LGBT dhe Ambasada Pink.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG