Ndërlidhjet

Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë shënohet edhe në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim
Dita Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë po shënohet edhe në Kosovë. Kështu thuhet në një komunikatë të Qendrës për zhvillimin e grupeve shoqërore - CSGD dhe në bashkëpunim me organizata të tjera në Kosovë.

Siç thuhet, kjo ditë është zgjedhur që të kujtohet heqja e homoseksualitetit nga Klasifikimi Ndërkombëtar i Sëmundjeve Mendore nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO) më 17 Maj 1990.

Në komunikatë thuhet se “Kosova ka bërë progres në këtë drejtim duke siguruar mbrojtje për pjesëtarët e komunitetit Lesbike Gej Biseksual dhe Transgjinor LGBT me anë të ligjeve të ndryshme duke përfshirë ndalimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe duke ndëshkuar më ashpër ata të cilët nxisin urrejtje ose sulmojnë dikë për shkak të perceptimit apo orientimit seksual”.

Megjithatë, siç thekson kjo komunikatë “zbatimi i këtyre ligjeve ende mbetet i dobët dhe në shumë raste të drejtat e njeriut për komunitetin LGBT mbeten të pa plotësuara”.

Problem kryesor ende mbetet “urrejtja e vazhdueshme që ekziston gjithkund”, thuhet në komunikatën e Qendrës për zhvillimin e grupeve shoqërore – CSGD.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG