Ndërlidhjet

Hiperbolizimet e partive politike


Ilustrim
Ilustrim
Partitë politike në prag të zgjedhjeve të 8 qershorit kanë filluar të shpalosin programin e tyre qeverisës katër vjeçar.

Të gjitha partitë që do garojnë në këto zgjedhje, në fokus e kanë zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomik.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), zhvillimin ekonomik e ka mbështetur përmes fondit të punësimit 1.5 miliardë euro.

Kjo parti, sipas deklaratave të kryetarit të saj Hashim Thaçi, do të ngritë performancen e produkteve kosovare duke dyfishuar prodhimin vendor dhe tërheqjen e investimeve ndërkombëtare.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), vlerëson se ekonomia do të jetë shtylla kryesore e qeverisjes. Kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka thënë se do të ndërrojmë komplet modelin e qeverisjes në fushën ekonomike, prej një ekonomie që mbështetet në sektorin publik në një mbështetje në sektorin privat.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është deri më tani partia e vetme që përveç deklaratave të bëra, plan programin e tyre qeverisës e kanë të publikuar edhe në web faqen e partisë.

AAK, sipas këtij programi zgjedhor zhvillimin e ekonomik e ka mbështetur në potencialin njerëzor dhe pasuritë natyre të Kosovës. Në mandatin qeverisë ata kanë premtuar rritje ekonomike në normë mesatare deri në 10 për qind dhe mbi 15 për qind deri në vitin 2018.

Edhe Aleancës Kosova e Re dhe Lëvizja Vetëvendosje gati në të gjitha takimet e tyre kanë shpalosur projekte ekonomike të cilat premtojnë zhvillimin ekonomik.

Por, se sa janë të realizueshme këto deklarata apo edhe plan programeve ekonomike të partive politike, flasin ekspertë të çështjeve ekonomike.

Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Naim Gashi në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thekson se është mjaft vështirë të analizohen plan programet ekonomike të partive se a janë të realizueshme, pasi që atë programe ekonomik nuk e janë të shkruara.

Por, nisur nga ajo se çfarë kanë deklaruar në takime të ndryshme të tyre, thotë Gashi, janë programet e tyre janë të ekzagjeruara.

“Një pjesë e këtyre programeve i takojnë realitetit dhe janë të zbatueshme, por kemi edhe hiperbolizime për arsye se jemi në një proces zgjedhor dhe zakonisht partitë premtojnë më shumë se sa që janë të gatshme për t’i zbatuar”, shton Gashi.

Derisa, sa i përket rritjes ekonomike që partitë politike e kanë premtuar, Gashi thotë se janë të rritje të parealizueshme. Sipas tij, rritja ekonomike dyshifrore që e japin disa partitë politike janë jo reale.

“Rritje ekonomike dyshifrore është e pamundur që të këtë në një kohë kur i gjithë rajoni dhe Evropa ndodhet në një recesion ekonomik dhe vështirësitë që kanë ardhur si pasojë e krizës financiare ndërkombëtare e cila ishte 4 vite më parë dhe ato refleksione janë duke vazhduar”, tregon Gashi.

Në anën tjetër, eksperti i çështjeve ekonomike Lumir Abdixhiku në një prononcim për Radion Evropa e Lirë konsideron se e vërteta është se premtimet e deritanishme të partive politike nuk kanë një shpjegim saktë.

Abdixhiku thekson se partitë politike do të duheshin të jepnin ide praktike dhe idetë praktike të fillojnë nga mbështetja e sektorit privat, të rendit dhe ligjit, sigurimit të kapitalit si dhe mbrojtjes së prodhimit vendor.

“Gjithsesi është mirë që fokusi kryesor i këtyre zgjedhjeve po del të jetë ekonomia, por ka një mungesë absolute të seriozitet të trajtimit të problemit ekonomik në vend meqenëse ato nuk mund të zgjidhen nëpërmes dhënies së listave se dëshirave, por në hartimin konkret të mikro politikave të menaxhimit të sektorit privat dhe të asistencës ndaj sektorit privat. Këto kamë përshtypjen që po mungojnë gjatë kësaj fushate dhe këto mendojë se do të duhej të ishin tema diskutimi në debatet elektorale”, thekson Abdixhiku.

Norma e rritjes ekonomike në Kosovë në vitin 2012 ishte vetëm 3.8 për qind, përderisa gjatë vitit 2011 ishte 5 për qind.

Në vitin 2013 rritja ekonomike sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, nuk ka qenë më shumë se 3 për qind.

Ndërkaq, për vitin 2014 është parashikuar që rritja ekonomike të jete 4.6 për qind.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG