Ndërlidhjet

Kosovë: Adoleshencë përgjithësisht e shëndetshme


Ilustrim
Ilustrim
Në gjithë botën, është llogaritur se rreth 1.3 milion adoleshentë kanë vdekur në vitin 2012.

Andaj, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka nxjerrë një raport duke u mbështetur në dëshmitë e shumta të publikuara dhe konsultimet me moshat 10 deri 19-vjeç përreth botës.

Raporti gjithashtu sjell së bashku, për të parën herë, gjithë udhëzimet e OBSH-së mbi spektrin e plotë të çështjeve shëndetësore që prekin adoleshentët.

Këtu përfshihen përdorimi i duhanit, alkoolit dhe drogave, HIV-i, lëndimet, shëndeti mendor, nutricioni, shëndeti seksual dhe riprodhues, si dhe dhuna.

Raporti rekomandon veprimet kyçe për fuqizimin e mënyrave përmes të cilave vendet përgjigjen në nevojat e shëndetit fizik dhe mendor të adoleshentëve.

Në Kosovë Organizata Botërore e Shëndetësisë në bashkëpunim me zyrat e UNFPA-së nëpërmjet fondeve të Qeverisë së Luksemburgut kanë realizuar të njëjtin hulumtim, rreth aspektit të sjelljes së adoleshentëve lidhur me shëndetin e tyre.

Skender Syla, udhëheqës i zyrës së OBSH-së në Kosovë për Radion Evropa e Lirë jep hollësi rreth hulumtimit, e që sipas tij rezultatet e plota do të publikohen në qershor të këtij viti.

"Ajo çka na gëzon është fakti se adoleshentët kosovarë në shumë parametra qëndrojnë shumë mirë sa i përket stilit të shëndetshëm. Hulumtimi bëhet në 40 shtete tjera të rajonit evropian dhe është hulumtimi i parë që bëhet në Kosovë i llojit të tillë".
Kosovw: adoleshencw pwrgjithwsisht e shwndetshme
"Ky do të shërbejë si hulumtim bazë për hulumtimet e radhës që do të bëhen, në mënyrë që t'i krahasojmë këta parametra. Kosova mendoj se është në mesin e shteteve që tregojnë përformancë të mirë sa i përket sjelljes, duke përfshirë ushqyeshmërinë, përdorimin e alkoolit, drogës e substancave narkotike", bën të ditur Syla.

Por, Safet Blakaj, udhëheqës i organizatës ‘’Labirinthi",organizatë kjo që merret me rehabilitimin e personave të varur nga substancat narkotike, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se në Kosovë përdorues të substancave narkotike llogaritet të jenë rreth 20 mijë, derisa të varur nga drogat janë rreth 4 mijë persona.

"Sa i përket substancave narkotike, nuk ka të dhëna zyrtare të mbledhura, por supozohet që rreth 4 mijë janë përdorues të varur nga droga, derisa sa i përket atyre që nuk janë të varur nga droga por e përdorin, janë rreth 20 mijë përdorues. Sa i përket substancave narkotike, drogat e tipit heroin kanë stagnuar dhe nuk ka rritje të numrit të përdoruesve".

"Por është jashtëzakonisht numër i madh i marihuanës, dhe drogave sintetike të reja. Kjo është një trend jo vetëm në Kosovë, por edhe ne Evropë. Pritet që në Kosovë të paraqiten droga të reja sintetike e që janë mjaft problematike", thotë Blakaj.

Zoti Blakaj flet edhe për përdorimin e alkoolit tek adoleshentët.

"Përdorimi i alkoolit te të rinjtë është megjithatë në një shkallë më të ulët, por tendencat e përdorimit të alkoolit janë gjithnjë në rritje", tregoi ai.

Mimoza Shahini, psikologe, tregon për depresionin dhe ankthin tek adoleshentët.

Sipas saj, analiza e fundit që është bërë për gjendjen emocionale të adoleshentëve, del se 27.4 për qind në moshën 12 deri 18 vjet që përfshihet puberteti dhe adoleshenca vuajnë nga depresioni.

Ndërkaq 6.9 për qind e adoleshentëve kanë pasur ide për vetëvrasje e që ndërlidhet me depresionin.

"Niveli i depresionit dhe ankthit, kam përshtypjen unë së janë rritur kohëve të fundit. Sa më shumë i largohemi kohës së luftës shkalla e depresionit rritet. Me rritjen e shkallës së vetëvrasjes, dihet që janë persona që kanë probleme me depresionin dhe ankthit Kemi një rritje edhe të agresivitetit".

"Agresiviteti është gjithmonë problem i sjelljes, e që është simptomë i depresionit. Mënyra se si e shpreh një adoleshent depresionin nuk është unike gjithmonë. Andaj ka qenë një kombinim, ka qenë një kombinim, një rritje e numrit të përqindjes së problemeve emocionale tek djemtë, por edhe një rritje e agresivitetit tek vajzat adoleshentë gjithmonë", thotë Shahini.

Raporti i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ‘’Shëndet për adoleshentët e botës", zbulon se depresioni është shkaktari predominant i sëmundjes dhe paaftësisë si për djemtë edhe për vajzat e moshës 10 deri 19 vjeç.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG