Ndërlidhjet

Turqi: 282 viktima në minierë, punëtorët në grevë


Pamje nga vendi i tragjedisë në Soma të Turqisë
Pamje nga vendi i tragjedisë në Soma të Turqisë
Sindikata më e madhe e punës në Turqi e ka paralajmëruar një grevë që do të filloj sot, si rezultat i fatkeqësisë në minierë, në të cilën deri më tani janë konfirmuar 282 minatorë të vdekur.

Greva vjen në kohën e zemërimit pas tragjedisë si rezultat i së cilës ende konsiderohet se janë të pagjetur nën dhe, edhe 120 minatorë.

Ekipet e mjekëve psikiatër janë mbledhur tek miniera për të këshilluar familjarët e viktimave ndërsa policia paraushtarake po e ruan hyrjen në minierë.

Kryeministri Recep Tajip Erdogan, gjatë vizitës që ia ka bërë vendit ku ka ndodhur tragjedia në qytetin perëndimor Soma, ka hedhur poshtë zërat se qeveria është përgjegjëse për atë çfarë ka ndodhur.

Vizita e tij në këtë qytet është pritur me mijëra protestues të mbledhur.

Në Ankara e Stamboll, policia ka përdorur gazlotsjellës e ujë me presio, për shpërndarjen e protestuesve.

Protestat në Turqi kanë nisur të mërkurën ndërsa protestuesit po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Erdogan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG