Ndërlidhjet

Presidentja Jahjaga takon ambasadorët e shteteve të Kuintit


Pamje nga takimi
Pamje nga takimi
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorët dhe përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe të akredituar në Kosovë për të diskutuar për procesin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.

Në një njoftim për mediat, të publikuar nga kabineti i presidentes, thuhet se zonja Jahjaga "ka njoftuar ambasadorët për vendimin e saj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 8 qershor, pas konsultimeve gjithëpërfshirëse me partitë dhe subjektet politike të Kosovës, për të gjetur një datë brenda suazave të përcaktuara ligjore dhe që lejon hapësirën e nevojshme për përgatitjen e zgjedhjeve në vend".

Presidentja thuhet t'i ketë drejtuar një ftesë Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baroneshës Catherine Ashton që të dërgojë në Kosovë një mision vëzhgues të zgjedhjeve.

Presidentja Jahjaga po ashtu inkurajoi ambasadat e akredituara në Kosovë që të marrin pjesë në monitorimin e zgjedhjeve, për të siguruar një proces transparent dhe një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në nivel vendi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG