Në barnatoret e Kosovës, barnat narkotike shiten pa recetë, thonë vetë zyrtarë të lartë institucionalë, sipas të cilëve, kjo çështje do të rregullohet me hyrjen në fuqi të Ligjit për sigurime shëndetësore.
Safet Blakaj, drejtues i Qendrës rehabilituese “Labirinti”, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ilaçet narkotike keqpërdoren duke u shitur pa recetë. Blakaj merret kryesisht me parandalimin dhe rehabilitimin e personave që përdorin narkotikë.
“Barnat narkotike duhet të kontrollohen, në mënyrë që pacientët të mos marrin shumëfishin e dozës. Për shembull, barnat qetësuese përdoren shumë dhe pa kontroll, pasi që shiten pa recetë. Ilaçet narkotike keqpërdoren. Për shembull, Metadoni përdoret për trajtimin e përdoruesve të drogave”.
“Ai nuk është një ilaç që fillon abuzimin me substanca, por tek ajo duhet kontrollohet doza, pasi që mund të stër-teprohet doza, e sidomos kur metadoni përzihet me bense- diazepin dhe krijohet një tolerancë e dyfishtë e ilaçeve, është shumë i dëmshëm. Nuk ishte dashur të blihet nga pacientët pa recetë, por ato janë blerë pa recetë dhe po vazhdojnë të shiten ashtu”, është shprehur Blakaj.
Por, Arianit Jakupi, ushtrues detyre i kryeshefit të Agjencisë Kosovare për Produkte Medicinale, ka bërë të ditur se futja në fuqi e Ligjit për sigurime shëndetësore dhe rimbursimit të barnave, do ta bëjë obligativ respektimin e shitjes së barnave me recetë, sepse pacientit nuk mund t’i rimbursohen barnat pa e pasur sistemin e referimit komplet dhe recetën e barnave.
“Me fillimin e zbatimit të Ligjit për sigurime shëndetësore, ne nuk do ta unifikojmë vetëm çmimin e barnave, por edhe rregullimin e sistemit të referimit të pacientëve, pra kemi kontroll të vendosjes së recetës dhe barnave narkotike. Nuk mund të ketë asnjë mënyrë të shkëputjes së këtij zinxhiri”, ka thënë Jakupi.
Ndërkaq, drejtori i departamentit të informimit në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se në bazë të denoncimeve që bëjnë qytetarët dhe në bazë të inspektimeve nga inspektorëve në terren, ka indikacione që shiten barna të tilla pa recetë.
“Ne presim që pas hyrjes në fuqi të Ligjit për pajisje medicinale, t’i përforcojnë masat dhe të zbatohet receta. Barnat narkotike të shiten vetëm me përshkrim të mjekut, dhe në këtë mënyrë do të kemi një kontroll të barnave. Nuk është e drejtë që barnat e këtij profili pacinetët t’i blejnë sipas dëshirës së tyre”, është shprehur Hoti.
Ndërkaq, edhe vetë farmacistët flasin për atë se a shiten apo jo barna narkotike nëpër barnatore.
Kadri Bytyçi, ish-anëtar i Shoqatës së Farmacistëve, njëherësh farmacist i pavarur, ka folur lidhur me shitjen e barnave narkotike pa recetë:
“Është shumë e dëmshme shitja e barnave pa recetë. Por, edhe mjekët duhet ta kenë parasysh protokollin dhe zinxhiri duhet të respektohet strikt dhe qartë. Shumica e barnatoreve i shesin, edhe pse është e jashtëligjshme, sidomos për barnat narkotike. Farmacistët që janë si duhet, nuk e bëjnë një gjë të tillë, por ka edhe të tillë, raste individuale që e shkelin ligjin”.
Edhe Besa Kastrati, farmaciste, flet lidhur me këtë dukuri, duke potencuar se shitja e barnave narkotike pa recetë shitet, ashtu siç shitet edhe antibiotiku:
“Duhet pasur librin e narkotikëve. Duhet të paraqiten në AKPM farmacistët që kanë barnatore. Dhe, pacientët që blejnë barna narkotike duhet të evidentohen përmes recetës. Pacienti duhet t’i ketë dy receta, një të mbetet te ne, në mënyrë që pacienti që përdor barna narkotike, të identifikohet. Por, barnat narkotike shiten pa recetë, sepse barnatoret furnizohen në mënyrë ilegale. As antibiotikët nuk lejohen të shiten pa recetë, por të gjithë i shesin”.
Sidoqoftë, mbetet të shihet se me hyrjen në fuqi të Ligjit për sigurime shëndetësore, a do të respektohet edhe zinxhiri i protokollit të barnave.