Shtetet e Bashkuara kanë thënë se rrëmbimi i mbi 200 vajzave nigeriane nga militantët islamikë është “mizori” dhe kanë ofruar ndihmë për shpëtimin e tyre.
Vajzat janë rrëmbyer më 14 prill nga një shkollë në qytetin Çibok të Nigerisë.
Përgjegjësinë për këtë veprim e ka marrë të hënën grupi islamik Boko Haram.
Departamenti amerikan i Shtetit është në kontakt të rregullt me Qeverinë nigeriane dhe mbështet përpjekjet e saj për të gjetur dhe liruar vajzat, ka thënë zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney.
Të gjitha vajzat e rrëmbyera janë të moshës 16 deri në 18 vjeç.
Boko Haram, që në përkthim do të thotë “Shkollimi perëndimor është i ndaluar”, ka sulmuar disa institucione arsimore në veri të Nigerisë.