Ndërlidhjet

Marinkoviq: Themelimi i FAK-ut nuk është çështje urgjente


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës
Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Goran Marinkoviq, njëherësh zëvendëskryetar i dytë i Komisionit për punë të brendshme, siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, thotë se deputetët serbë nuk do të marrin pjesë në mbledhjen e 5 majit, ku do të diskutohet për transformimin e FSK-së në FAK, sepse e bojkotojnë punën e Kuvendit, meqë nuk është zgjidhur çështja e vendeve të rezervuara për pakicat dhe për shkak të çështjes së ndjeshme të FAK-ut.

Mëtutje, siç raporton agjencia Beta, ai ka thënë se sot në Prishtinë, së bashku me ministrin për punë dhe çështje sociale, Nenad Rashiq, dhe me deputeten, Biserka Kostiq, kanë biseduar me ministrin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Agim Çeku.

“Çekut i kemi thënë se për ne nuk është çështje urgjente themelimi i FAK-ut, por për ne dhe për gjithë bashkësinë serbe është prioritet zgjidhja e çështjes së vendeve të rezervuara në Parlamentin e Kosovës”, tha Marinkoviq.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG